Kosove bllokimi i rrugeve ne veri

Zhbllokimi i rrugëve që të çojnë në pikat kufitare 1 dhe 31 nuk është përgjegjësi e autoriteteve kosovare të policisë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, në një intervistë për Top Channel tha se kjo është përgjegjësi e KFOR-it dhe EULEX-it dhe për këtë aktualisht nuk ka ndonjë plan.
“Përsa i përket barrikadave, përsëris se kjo mbetet përgjegjësi e KFOR-it dhe EULEX-it, por nëse kërkohet edhe përfshirja e policisë sonë nuk ka problem. Ata kanë rrugë alternative për furnizim, por nëse bëhen pengesë për KFOR-in barrikadat do të hiqen”, shprehet Rexhepi.
Në Përsa i përket barrikadave, përsëris se kjo mbetet përgjegjësi e KFOR-it dhe EULEX-it, por nëse kërkohet edhe përfshirja e policisë sonë nuk ka problem
Bajram Rexhepi
Ministër i Punëve të Brendshme i Kosovës këtë situatë, pa ndonjë plan për mundësimin e lëvizjes së lirë, ministri ftoi qytetarët serbë që në vend që të qëndrojnë në barrikada të fillojnë përgatitjet për sezonin e vjeshtës dhe dimrit.
“Është më mirë që ata serbë që rrinë në barrikada të përgatiten për vjeshtën e dimrin se sa të qëndrojnë aty, por kjo është çështja e tyre”, shtoi ministri i brendshëm.
Ministri mohoi informacionet se doganierët serbë kanë refuzuar të shkojnë në pikën 1 dhe 31, por nëse kjo ndodh ai ka një porosi për ta: “Nëse ata pengohen nga barrikadat duhet të lajmërojnë, por nëse refuzojnë të kthehen në punë do të shkarkohen nga detyra.”
Ministri Rexhepi përjashtoi mundësinë që një gjë e tillë mund ta bëjë veriun pjesë të bisedimeve me Serbinë: “Kjo është çështje e brendshme e Kosovës dhe nuk do të ketë bisedime me Serbinë.”
Ndërsa se çfarë detyre po kryejnë aktualisht doganierët kosovarë në dy pikat që janë jashtë funksioni, këtë e sqaroi drejtuesi i tyre për rajonin e Mitrovicës, Ekrem Grabanica.
“Ndërrimi I doganierëve bëhet çdo 24 orë për momentin. Të shohim në vazhdim si do të procedohet. Nëse paraqiten mallra për zhdoganim, doganierët tanë janë të gatshëm të kryejnë punën e tyre”, deklaron Grabanica.
Situata e sigurisë mbetet e tensionuar në veri të Kosovës, ku herë pas here gjatë mbrëmjes së të shtunës dëgjoheshin të shtëna armësh, të cilat policia nuk mund t’i lokalizonte.
Mbi urën kryesore të lumit Ibër herë pas here shtohen masat e sigurisë.
Doganat
Mitrovicë, banorët ankohen për të shtëna
Ndalohet tubimi i ultranacionalistëve serbë
Jarinjë, serbët bllokojnë kufirin me beton
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Hagë, dy muaj burg për Kabashin
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Kabashi, u dënua me dy muaj heqje lirie lidhur me akuzat për shpërfillje të Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Njohjet, Jahjaga dhe Thaci në Nju Jork
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga u nis mëngjesin e së shtunës për në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që hap punimet ditën e martë.
OKB diskuton për Kosovën
Këshilli i Sigurimit ka diskutuar me dyer të mbyllura për Kosovën, për disa orë. Por, ambasadori rus në OKB, Vitali Çurkin është treguar i padurueshëm, kur shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ishte në mesin e fjale para mediave, pas seancën, kur kishte kaluar ora 3.00 e mëngjesit. Fletë arresti për 6 serbë
Prokuroria e qarkut e Mitrovicës bashkë me atë të EULEX-it ka lëshuar fletë arrest për gjashtë serbë, shtetas të Kosovës, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi. Kukan: Serbët të shmangin dhunën
Kreu i Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan, u bën thirrje politikanëve në Serbi dhe Kosovë që të tregohen të përgjegjshëm, si dhe kërkoi nga serbët e Kosovës që të përmbajnë emocionet e tyre dhe të shmangin veprimet e dhunshme.
Lajmet kryesore
Videoskandali ndan gjykatën
Dvorani: Ekspertiza e huaj, e ligjshme dhe më e mirë
Zbulohet drafti i socialistëve
Topalli: Në SHBA votimi i hapur
Ngjela përshëndet Kushtetuesen