E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, çelet në Prizren festivali ndërkombëtar i filmit "Dokufest 2009"

Kryeqyteti i Lidhjes Shqiptare, Prizreni, do të jetë edhe kryeqyteti botëror i filmit dokumentar, pasi nga sot deri më datë 9 gusht zhvillohet atje festivali ndërkombëtar "Dokufest 2009". Programi i festivalit, në edicion e tij të tetë, përfshin 184 filma dokumentarë të shkurtër dhe animacione nga 36 shtete të botës, përfshirë rreth 40 filma nga Shqipëria dhe Kosova.
Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar në Prizren do të ndajë nëntë çmime për realizimet e vlerësuara më të mirët nga një juri 20-anëtarëshe. Fituesit do të shpallen në ceremoninë e përmbylljes.
"Dokufest", festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër, i themeluar në vitin 2002, është ngjarja më e madhe filmike në Kosovë. Festivali mbahet çdo gusht në qytetin historik e turistik të Prizrenit me shfaqjen e filmave dy herë në ditë në katër kinema, dy nën qiell të hapur dhe në dy në ambiente të mbyllura, me një numër të madh vizitorësh.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›