E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porti i peshkimit Durrës, në harresë nga autoritetet

Porti i peshkirmit në qytetin e Durrësit vazhdon të jetë në një situatë tepër të rënduar për shkak të amortizimit të tij dhe papastërtive që ndodhen në këtë port.

Ndonëse është detyre e operatorëve përgjegjës që të merren me pastrimin e portit për të eliminuar ndotjet e krijuara prej disa kohësh, por njëkohësisht edhe detyrë e Drejtorisë së Portit për të monitoruar situtuatën dhe për tu kujdesur për infrastruikturën problematike në këtë port. Situata nuk ka nevojë për shumë koment, pasi pamjet flasin vetë.

Në këtë port gjen jo vetëm papastërti, por edhe anije peshkimi gjysëm të mbytura e të braktisura që vazhdojnë të mbeten si relike për të kujtuar se sa pas dore është lënë ky port. Ndërtimi në një të ardhme i portit të peshkimit nuk mund të jetë një justifikim për këtë situatë të papranueshme në portin më të madh të peshkimit në vend.
 
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›