E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, dalin rezultatet paraprake për kuvendet komunale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar rezultatet paraprake për kuvendet komunale. Por, zyrtarë të këtij komisioni kanë bërë të ditur se një numër votash nga disa qendra votimi në të gjithë vendin ende nuk janë numëruar. KQZ-ja kosovare nuk ka dhënë një pasqyrë të saktë të rezultatit të partive politike në shkallë kombëtare.
Sipas rezultateve paraprake, tri partitë më të mëdha politike në Kosovë, Partia Demokratike, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë fituar shumicën në kuvendet komunale. Ato duket se kanë ruajtuar secila epërsinë në komunat në zonat që konsiderohen si bastione të tyre. Tri komunat me shumicë serbe do të përfaqësohen kryesisht nga Partia Liberale e Pavarur Serbe, ndërkohë që në kuvendin e Mamushës, Partia turke do të mbajë shumicën e vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›