E Shtunë, 31 Tetor 2026

Naco Digat nen kontroll


Të gjithë e mbajmë mend katastrofën që u shkaktua nga përmbytjet për dy vjet me radhë në Ultësirën e Shkodrës. Asnjë hetim nuk u zhvillua për të treguar se përse ndodhi kjo, por opozita akuzoi ish-ministrat e Ekonomisë, Prifti e Meta, për keqmenaxhim të rezervave ujore në hidrocentralet e Drinit.

Në prag të dimrit, ministri pasues i Lëvizjes Socialiste për Integrim në krye të Ekonomisë, Nasip Naco ka dhënë garanci se sivjet nuk do te kete permbytje si pasoje e keqmenaxhimit të digave.

"Nëse ruajmë rregulloren me fanatizëm jemi mëse të bindur se përmbytje për shkak të kaskadës së Drinit nuk do të ketë asnjëherë. Fatkeqësi natyrore ka; asnjëherë shkodranët nuk kanë për të marrë varkat për shkak të keqmenaxhimit", tha Naco.

Deputetet e opozites kane bere nje sere pyetjesh ne drejtim te ministrit te Ekonomise, ku ka patur edhe akuza per menaxhimin e situtave ne vitet e kaluara. Ben Blushi, akuzoi se, permbytjet e kaluara i shkaktoi pikerisht gabimi njerezor. Per Blushin u lane kuotat maksimale enkas per te shitur energjine elektrike.

"Nga informacionet që kam se nga eksporti i energjisë janë përfituar gati 80-90 milionë euro. Dhe kështu për të mbushur gropat që ka shkaktuar buxheti detyrojnë qeverinë për të mbajtur kuota të larta, të shesin energji", tha Blushi.

Ndërsa Naco ftoi deputetët që të ngrenë një komision hetimor për të parë nëse është zbatuar rregullorja dhe janë respektuar kuotat.

Ministri i Ekonomisë nuk e mohoi ne asnje rast gjate seances per ndonje katastrofe natyrore te mundshme.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Beqja: Qeveria mashtron me buxhetin
Opozita akuzon kryeministrin, se po mashtron publikisht kur thotë se buxheti i vitit 2012 do të jetë më i madhi në historinë e vendit. Ilir Beqja thotë se financat e vendit po përkeqësohen dhe për këtë i referohet shifrave të tyre në vite. Bode paraqet projektbuxhetin
Ministri i Financave, Ridvan Bode paraqiti në Konferencën e Kryetarëve buxhetin e shtetit për vitin e ardhshëm, i cili sipas tij ruan qëndrueshmërinë financiare të vendit. Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
Banka e Shqipërisë kërkon të forcojë kontrollin te bankat e huaja që veprojnë në vendin tonë, si masë paraprake ndaj rreziqeve që mund të sjellë kriza financiare në rajon. Mbrojtja nga taksa e sheshtë
Në vitin 2007 kur aplikoi taksën e sheshtë, që rriti detyrimet e individëve me të ardhura të ulëta, qeveria vendosi një masë që ta mbronte sadopak këtë shtresë. Buxheti 2012, administrata qendrore shkurton 720 vende pune
Institucionet buxhetore do të kenë vitin e ardhshëm 720 punonjës më pak se sa këtë vit, një shenjë e qartë kjo e dëshirës së qeverisë për të kursyer si pasojë e vështirësive financiare që ka krijuar kriza.

Lajmet kryesore

BE: Nuk ju detyruam për plehrat
"Importimi nuk ishte as kërkesë e as kusht për integrimin"
Itali, Berlusconi humb shumicën
Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra
Wollfarth: Programi i PS? Të shohim koston

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›