E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta dhe Rama ashpersojne akuzat

Meta dhe Rama ashpërsojnë akuzat ndaj njëri-tjetrit,  duke thelluar konfliktin mes aleatëve të dikurshëm. Duke folur për video-përgjimin, kreu i LSI-së deklaroi se më 8 maj do të dezinfektojë Tiranën nga çimkat dhe spiunët. Ndërsa kryesocialisti u shpreh se pavarësisht ikjes së Metës, maxhoranca mbetet e zhytur në korrupsion, pasi LSI-ja e ka kthyer Ministrinë e Ekonomisë në pronë të saj.

"Kurrë qeveria dhe kryeministri nuk mund as teorikisht të ndjekin rrugën që ndoqën pas publikimit të një fakti me zë e me figurë që e pa gjithë populli në rast se nuk do mendonin dhe besonin se do ti vjedhin prapë zgjedhjet. Ministria e Ekonomisë trajtohet si të ishte nen në statutin e ndjesë pastë, LSI-së. Ka ikur Meta ka mbetur blloku aty. Ky nuk është për ne një rast për të marr pushtetin po rasti kur të gjithë shqiptarët të reagojnë dhe të protestojnë duke garantuar që qeveria dhe qeverisja të rifutën në kontroll. Rifutja e tyre në kontroll vjen nga vota", tha kryesocialisti Rama.

"Është koha jo vetëm për një ndryshim rrënjësor të kryeqytetit dhe gjithë mënyrës së qeverisjes vendore po sot është koha për dezinfektimin nga cimkat, nga spiunët. Edi Rama, kryetari i Partisë së Spiunëve të Shqipërisë, i cili kërkon të jetë përjetësisht në krye të këtij kryeqyteti për ta shkatërruar atë në dobi të grupeve mafioze që e mbështesin. Do iki me turp, jo vetëm nga kjo bashki, por të jeni të sigurtë do iki me turp dhe nga jeta politike si një njeri që erdhi me politikën e re, dhe që po ikën me politikën e spiunëve dhe përgjuesve. Dhe ne në maj kemi dy festa të mëdha, fitoren mbi fashizmin dhe fitoren mbi spiunët", tha Meta.

Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e diel , 16 janar 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›