Topi uron Presidentin Obama për Ditën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërgur një mesazh urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në mesazh thuhet "Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kam nderin e veçantë që, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, t'ju përcjell Juve dhe popullit mik amerikan urimet më të ngrohta e miqësore për më shumë zhvillim, mirëqenie dhe begati".
Më tej në mesazhin e kreut te shtetit thuhet "dëshiroj të shpreh mirënjohjen e thellë të Shqipërisë ndaj mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për integrimin tonë në NATO dhe për përpjekjet në ndërtimin e një shoqërie demokratike, të denjë për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian".
" Shpreh gjithashtu vullnetin dhe bindjen time më të thellë se me angazhimin tonë të përbashkët, marrëdhëniet e shkëlqyera të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të njohin zhvillime të mëtejshme, në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona, në interes të paqes globale dhe stabilitetit e përparimit të vendeve të rajonit të Ballkanit", përfundon mesazhi.