Maradonna: Besoj te Messi për të mposhtur Gjermaninë

Argjentina do të lërë gjithçka në fushën e stadiumit Green Point kur do të përballet me Gjermaninë në çerekfinalen e Kupës së Botës. Në konferencën për shtyp trajneri Maradonna ka bërë të ditur. "Do t'u them lojtarëve që të bëjnë gjithçka , pas tyre është një komb i tërë që nuk ka shijuar një fitore në Kupën e Botës prej një kohe të gjatë dhe ky është moment i duhur".
Trajneri Karizmatik që beson në Zot dhe që ka bërë të ditur se Zoti do që Argjentina të fitojë Kupën e Botës beson edhe te Lionel Messi për të mposhtur Gjermanët . "Messit do t'i jap lirshmërinë e duhur në mënyrë që ta luajë topin siç dëshiron ai pasi Messi nuk ka një pozicion fiks . Nëse një lojtar si Messi e cakton në një rol të caktuar atëherë e cungon lojën e tij dhe për këtë arsye Messi do të ketë liri veprimi", ka shpjeguar ai.
Pas largimit të Brazilit nga Kupa e Botës i eleminuar nga Holanda tashmë Argejntina shihet si favoritja kryesore për t'u shpallur Kampione, por Maradonna kërkon të evitojë një rol të tillë. "Ne nuk e ndiejmë veten favoritë në këtë Kupë Bote, por jemi të ndërgjegjshëm që do të vazhdojnë të luajmë futbollin tonë dhe futbollistët e mi janë të përqëndruar .E dime që Gjermania ëshët një kundërshtar historik për ne dhe ka bërë ndeshje të mira kundër skuadrës sonë", shtoi ai.
Maradonna i jep notën 8 skuadrës së tij për ecurinë e deritanishme dhe shton se skuadra po luan mirë dhe është e përqëndruar .Te Seleksion nuk do të ketë ndryshime për sa i përket formacionit dhe Maradonna do t'u besojë lojtarëve që eleminuan Meksikën .