Thaci: Bisedimetmund të nisin pasopinionit të GJND-së
PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se bisedimet Kosovë-Serbi për çështje praktike, mund të fillojnë pas opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rreth ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht, prandaj në të ardhmen pas prezantimit të opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mund të ketë takime dhe biseda për çështje praktike, por sa i përket çështjes së statusit dhe integritetit territorial, këto çështje janë zgjidhur njëherë e përgjithmonë”, ka deklaruar Thaçi, njofton Deutsche Welle.
Zbardhja e fatit të personave të zhdukur, lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave, demarkacioni i kufirit dhe kthimi i dokumentacionit të Kosovës nga Serbia, janë temat për të cilat sipas autoriteteve në Prishtinës janë të gatshëm të bisedojnë me Beogradin.
Deutsche ëelle citon dhe kryetarin e parlamentit Jakup Krasniqi, i cili është shprehur kundër idesë së hedhur se për një paqe të qëndrueshme në rajon, Kosova dhe Serbia duhet të shkëmbejnë territore. Sipas tij “Kosova i ka kufijtë e vet. …. në këtë kohë ndryshimi i kufijve është me rrezik për tërë rajonin ballkanik”.
(s.g/balkanWeb)