E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, familjarët e të zhdukurve apel Kuvendit për gjetjen e tyre

PRISHTINE- Në Kosovë, familjarët e personave të zhdukur gjatë luftës i bënë thirrje sot Parlamentit që të mos heqin dorë nga kushtëzimi i bisedimeve Kosovë-Serbi me zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Kjo kërkesë pasoi debatet që nxiti në Parlament kërkesa e partive në pushtet për të rivotuar një mocion që i bën thirrje qeverisë për kushtëzimin e bisedimeve me ndriçimin e fatit të të zhdukurve.

Edhe 13 vjet pas luftës në Kosovë, vazhdon të mbetet i paqartë fati i rreth 1 mijë e 800 personave, pjesa më e madhe e të cilëve të përkatësisë kombëtare shqiptare.

Pak dite me pare, kryenegociatorja e Prishtinës në bisedimet Kosove Serbi, Edita Tahiri deklaroi se delegacioni që ajo udhëheq ka paraqitur platformën e Qeverisë për zgjidhjen e këtij problemi dhe se është kërkuar hapja e arkivave të ish ushtrisë jugosllave, ndërsa për këtë tha se është i nevojshëm presioni i BE-së.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›