SKY NEWS: Marrëveshje për qeverinë, pa Aleksis Cipras
ATHINE - Presidenti i Greqisë vazhdon kontaktet me liderët e partive parlamentare, në përpjekjen e fundit për të krijuar një qeveri emergjence.
SKY NEWS njofton se palet kane rene dakort per nje qeveri pa pjesemarrjen e Ciipras.
Ai zhvilloi sot në mesditë konsultime me kryetarët e ND, SYRIZA dhe PASOK, përkatësisht Antonis Samaras, Aleksis Cipras e Evangelos Venizelos, në një takim që zgjati më shumë se gjysmë ore. "Konsultimi vazhdon", tha ndërsa largohej nga Presidenca, kryetari i ND, Antonis Samaras.
Duket se gjithçka ka ngecur te qëndrimi i kreut të SYRIZA, Aleksis Cipras i cili deklaroi se nuk do të bashkëpunojë për krjimin e një qeverie që mbështet Memorandumin e masave dhe që nuk pranon kushtet e tij. "Më kërkojnë të injoroj votën e popullit, i cili kundërshtoi zbatimin e Memorandumit", tha Cipras. Ai refuzoi edhe kërkesën e Samaras për të dhënë një "vote tolerance" duke deklaruar se "Kushtetuta nuk e parashikon".
Presidenti do të ketë në mbrëmje kontakte individuale me krerët e tjerë politikë, Panos Kamenos (Grekët e Pavarur), Aleka Papariga (Partia Komuniste), Fotis Kuvelis (E majta demokratike) Nikolaos Mihaloliakos (Agimi i Artë).
Nëse lëvizja politike e presidentit dështon, ai krijon një qeveri të përkohshme që do të drejtohet nga një prej krerëve të Gjykatës së Lartë, me qëllim mbajtjen e zgjedhjeve. Në rast të përsëritjes së zgjedhjeve, sipas sondazheve të fundit paszgjedhore, rezulton se SYRIZA e Aleksis Cipras del forcë e parë me 128 vende në parlament. Në vend të dytë Demokracia e Re dhe e treta sërish PASOK.
Në anën tjetër, paralajmërimet e Brukselit, Berlinit dhe institucioneve financiare për Greqinë, sa vijnë e ashpërsohen dhe mediat ndërkombëtare me gazetarët e tyre të instaluar në Athinë, bëjnë parashikime gjithmonë e më të errëta.
Revista gjermane “Der Spiegel” ka përgatitur shkrimin me titull "Mirupafshim Akropolis" dhe me nëntitull "Përse Greqia duhet të braktisë euron". Revista gjermane tregon në foto, rrënojat e Akropolit dhe një kolonë që ka rënë dhe ka thyer dy euro. “Në rritje vetëdija e Athinës. se duhet të braktisë unionin monetar”, shkruan ndër të tjera, revista gjermane.
Agjencia e vlerësimit Fitch shkruan në raportin e saj se “Në rastin e daljes së nga euro për shkak të krizës politike ose në një fazë të mëvonshme, Fitch ndoshta do të vërë për gjithë zonën euro vlerësimin negativ. Siç raportohet, ndikimi i daljes së Greqisë nga zona e euros nuk mund të përcaktohet, pasi varet se si do të ndodhë dhe se si do të reagojë Evropa.
Një deklaratë “bombë” bëri sot ish zëvendëskryeministri grek Theodhoros Pangalos për Sunday Telegraph. “Nëse Greqia nuk respekton marrëveshjet e nënshkruara me partnerët, atëherë paratë që kemi do të përfundonin në 6 javët e ardhshme dhe vendi do të hyjë nën një falimentim të egër dhe të pakontrollueshëm”, tha Pangalos. Lidhje te tjera Ish-zv.kryeministri Pangalos: Greqia ka para edhe për 6 javë Greqi, sondazhi: Nëse përsëriten zgjedhjet, SYRIZA del forcë e parë SYRIZA e Agimi i Artë, dy forcat që tronditën skenën politike greke Brukseli e Berlini: Eurozona mund t'ia dalë dhe pa Greqinë BE, Van Rompuy: Drejtuesit grekë më shumë përgjegjësi kombëtare SHBA, shqetësim dhe shpresë për zhvillimet në Greqi