E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypja e protestave ne Rusi

Ne dy jave qe pas zgjedhjes se Vladimir Putinit analistet thone se Kremlini  po vepron per te dobesuar levizjen opozitare qe lulezoi ne Rusi dimrin e kaluar.

Gjate javes se kaluar policia ndaloi qindra njerez ne protestat ne Moske dhe Shen Petersburg. Tre anetare te nje grupi muzikor qe morri pjese ne proteste u burgosen per dy muaj nen akuza per huliganizem. Dy ambjentaliste u arrestuan pasi fotografuan ndertesen e guvernatorit ne nje park kombetar. Dhe nje gjykate ne Moske denoi me pese vjet burg njeriun qe organizoi fushata ne internet per grumbullim fondesh me te cilat u blene  autoparlantet dhe podiumet e protestave dimrin e kaluar.

Natalia Pelevine koordinatore e Komitetit per Rusine Demokratike foli me Zerin e Amerikes pasi zyra e kryetarit te bashkise se Moskes refuzoi kerkesen e saj te henen per nje proteste per ceshtjen e Sergei Magnitsky avokati qe vdiq ne nje burg te Moskes tre vjet me pare.

Deshira e tyre eshte te na heqin nga rruget perfundimisht ndoshta te na zhdukin ne nje menyre apo nje tjeter duke na detyruar te largohemi nga vendi ose ndoshta kane ne plan te na vene ne pranga.

Opozita u godit nga dy vale te njepasnjeshme.

Te enjten ne mbremje nje gjykates ne Moske dha nje denim pese vjecar per Alexei Kozlo-n personi qe organizoi nje sistem pagese ne Internet per grumbullimet gjate protestave ne dimer. Ky sistem grumbulloi para permes donacioneve te vogla ne Internetin Rus duke e cliruar opoziten nga akuzat se mitingjet u financuan nga oligarket ruse ose fuqite perendimore.

Shtatorin e kaluar Gjykata e Larte e Rusise hodhi poshte vendimin per fajesi ndaj Kozlovit nen akuza per shkelje financiare. Por kur ai u be nje figure kryesore e opozites ai  shpejt u rigjykua u denua dhe u dergua ne burg.

Duke nxitur me tej zemerimin e opozites NTV nje kanal televiziv i kontrolluar nga shteti transmetoi te premten nje program special ku thuhej se shume protestues kunder kryeministrit Putin ishin emigrante te paguar.

Deri ne nje mije demonstrues u grumbulluan te djelen prane zyrave te televizionit. Ata shtruan dollare fallso ne porten e nderteses se stacionit. Protesta ishte e paautorizuar dhe policia ndaloi mbi 100 vete.

Nikolai Petrov analist ne institutin Carnegie Endowment thote se synimi i Kremlinit eshte te shtype protestat publike para se ne Moske te mberrije pranvera.

Ideja eshte te menjanohen demonstratat ne shkalle te gjere ketu ne Moske. Problemi eshte se kriza politike eshte ende e pranishme dhe nuk eshte zgjidhur. Edhe ne se demonstruesit do te largoheshin nga rruget kjo nuk do te thote se Kremlini mund ta festoje kete fakt si fitore.

Duke pare drejt majit presidenti i zgjedhur Putin njoftoi per nje pushim pese ditor qe do te fillonte te henen me 7 maj kur behet ceremonia e parurimit te tij si president. Ai shpreson qe ne vend te protestave moskovitet do te shkojne ne fermat apo shtepite ne fshat per te pushuar kur ai te filloje mandatin e ri gjashte vjecar.

Ne nje tjeter strategji qeveria kerkon te kontrolloje jo vetem protestat ne rruge por edhe mundesine e krijimit te partive te reja politike. Gjate diteve ne vazhdim parlamenti rus pritet te miratoje nje ligj qe do te pakesoje ndjeshem kerkesat per formimin e partive te reja. Por ne muajt e veres opozita ruse mund te fragmentizohet ne dhjetra parti te vogla.

Analisti Petrov thote se do te kete me shume qendrueshmeri duke krijuar nje parti te madhe opozitare.

Ata po bejne gabim duke mos dale me nje reforme politike pasi kjo eshte e nevojshme per ta shume me teper se per cdokend tjeter.

Zoti Petrov dhe analiste te tjere parashikojne qe Kremlini do te perballet me probleme te medha ekonomike pas zgjedhjeve.

Pike se pari ngrirja e cmimeve do te hiqet per faturat e energjise dhe gazit duke cuar ne rritje te cmimeve. E dyta hendeku ne rritje i pensioneve shkaktuar nga popullata ne plakje e Rusise mund te detyroje Kremlinin te rrise moshen e pensionit qe tani eshte 55 vjec per grate dhe 60 per burrat.

Se fundmi fushata per zgjedhjen e zotit Putin pramtoi te shtoje deri ne 160 miliarde dollare shpenzime te reja gjate mandatit te tij. Keto premtime pershijne me shume arme per ushtrine dhe ngritje te medha te pagave per mjeket dhe mesuesit. Ekonomistet thone se kjo mund te financohet vetem ne se cmimet e naftes ne bote do te vazhdojne te rriten me tej edhe nga nivelet e tanishme te larta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›