BE, Zhbogar: Zgjedhjet serbe të papranueshme
PRISHTINË- Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian në Kosovë Samuel Zhbogar e cilëson vendimin e Serbisë për të mbajtur zgjedhjet në Kosovë totalisht to papranueshëm.
Në takimin që pati sot me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, Zhbogar theksoi se Bashkimi Evropian e ka bërë shumë të qartë faktin se zgjedhjet lokale të Serbisë nuk mund të mbahen në Kosovë. Ndërkaq, ai theksoi se zgjedhjet parlamentare të Serbisë, mund të mbahen të organizuara nga OSBE-ja, duke ditur faktin se në Kosovë ka qytetarë me shtetësi të dyfishtë.
Diplomati europian vlerësoi se Kosova po ecën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, ndërkohë që bëri thirrje të punohet më shumë në procesin e liberalizimit të vizave.
“Studimi i fizibilitetit, duhet të përgatitet njëherësh me Raportin e Progresit. Udhërrëfyesi i liberalizimit, është në fazën finale dhe besohet se do të kryhet në fillim të verës së këtij viti”,- deklaroi Zhbogar.
Kryetari Krasniqi nga ana e tij, përshëndeti qëndrimin e Bashkimit Europian lidhur me zgjedhjet lokale serbe në Kosovë.
(el.me/BalkanWeb)