Francë, Sarkozy siguron Netanjahun se do arrestojë vrasësin e Tuluzës
PARIS- Presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka siguruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahun me vendosmërinë e tij të plotë për të arrestuar autorin e masakrës në Tuluzë, në jugperëndim të Francës, i cili shkaktoi katër të vdekur, besimtarë hebrenj, në një letër të bërë publike sot nga pallati presidencial "Elize".
"Të jeni të sigurtë me vendosmërinë e plotë të autoriteteve franceze, se autori i këtij akti të ulët dhe të urryer do të interpelohet më pas të gjykohet me gjithë ashpërsinë, që kërkon rëndësia dhe mizoria e këtij krimi", shkruan kreu i shtetit francez në këtë letër me datën e djeshme.
''Duke ditur se disa nga këto viktimave fatkeqe ishin gjithashtu me kombësi izraelite, dua t'ju shpreh, si dhe gjithë popullit izraelit, ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të trishta. Duke shkuar që në mëngjes (dje), në vendin e tragjedisë në Tuluzë, më pas në ceremoninë e prehjes shpirtërore, që u mbajt në mbrëmje në një sinagogë në Paris, kam shprehur solidaritetin dhe mëshirën e gjithë kombit francez dhe dëshirën e vendosur të shtetit për të mos lënë një krim të tillë të pandëshkuar", theksoi presidenti francez.
(d.b/BalkanWeb)