Një refren pa referim
Në metodologjinë e ushtrimit të profesionit të diplomatit,prej herësh ka zënë vend shprehja: “Mos thuaj kurrë ‘po’; mos thuaj asnjëherë ‘kurrë’”. Ndërsa gjatë zhvillimeve të fundit në Shqipëri, qëndrimet dhe deklaratat e disa ambasadorëve të akredituar në këtë vend, me sa kuptohet e kanë zhvlerësuar plotësisht përmbajtjen e kësaj maksime politike me shtrirje ndërkombëtare. Mirëpo, të shprehesh me një të rënë të lapsit që asaj i ka ikur tashmë koha, vështirë të bëhesh i besueshëm për cilindo që i hedh një sy këtyre radhëve. Sikurse është po kaq e vështirë të jesh në gjendje që të vësh menjëherë gishtin mbi emrin e ndonjë diplomati me gradë të lartë, i cili nga kapacitetet e pamjaftueshme personale në këtë fushë, nga keqkuptimet që mbart mbi politikën e shtetit apo organizatës që përfaqëson, nga mungesa e një busulle të saktë për t’u orientuar në ngjarjet intensive që përjeton shteti ku është dekretuar të kryejë veprimtarinë, nga presionet përkatëse që ia prishin sadopak ekuilibrin profesional, nga stafi me mungesa dhe mangësira të ndryshme që drejton, apo nga pozicioni periferik që zë ky shtet në gjeopolitikën botërore, tek e fundit nuk mund të mos rrethohet në personin e vet me pikëpyetje të shumta të opinionit lokal. Ndërkohë që, për shkaqet e mësipërme ose edhe për arsye të tjera, specifike, aklimatizimet me një atmosferë të caktuar dhe me tundime joshëse është vërtetuar shpeshherë, kështu sikurse në ditët tona, që nuk janë të pamundshme edhe për shumë njerëz të profilit intelektual.
Sidoqoftë, pragu i ngjarjeve të mëdha për një vend, të cilat vlerësohen edhe ndërkombëtarisht si vijë demarkacioni që e ndan atë vend nga e kaluara dhe ia shtie vështrimin instiktivisht apo detyrimisht kah e ardhmja, nuk mund të mos përfshijnë gjithashtu individë nga shërbime të jashtme të kombeve të zhvilluara, detyra kryesore e të cilëve është që të përçojnë vetëdijen sidomos për zhvillimin e demokracisë funksionale dhe forcimin e organeve të afta për një shtet të së drejtës, veçanërisht atje ku regjimet autokratike s’heqin dorë nga lartësimi i kulteve dhe vënë bërrylat për t’i prerë rrugën kulturës së ndëshkimeve. Në këtë kuadër, që përfshin aktualisht një sërë vendesh dhe një seri fazash, ajo që konsiderohet më së pari si e domosdoshme dhe pa të cilën s’mund të priten suksese në drejtimet e tjera, zakonisht përmblidhet me termin e përdorur dendur në gjuhën e fjalimeve politike dhe e shkruar shkoqur në tekstin e akteve juridike: “Zgjedhje të lira”. Ky term që po tejkalon impresionueshëm edhe përmasat e Katalogut Europian për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, prej disa kohësh është përfshirë në konceptin e gjerë dhe bashkëpunues të sigurisë, që karakterizon objektin e një prej organizatave më të mëdha ndërkombëtare, siç është OSBE–ja. Duke kryer rol të ngjashëm me atë të misioneve afatgjata të kësaj Organizate, që është shndërruar në kornizë gjithëinkuadruese për bashkëpunim ndërmjet shteteve anëtare të saj, që në vitet ’90 të shekullit të kaluar u inkuadrua krahas aktiviteteve të tjera edhe ajo që quhet Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Kjo formë përfaqësimi, qysh me instalimin e saj në vendin tonë synonte të ndihmonte për dialog ndërshtetëror drejt zhvillimit gradual të qasjeve bashkëpunuese ndaj sigurisë, si edhe zgjidhjes së disa çështjeve të dimensionit njerëzor, si element i rëndësishme në këtë drejtim. Veçmas, në raportet e OSBE me përpjekjet për parandalim të konflikteve, çka paraqet qëllimin kryesor të Organizatës.
Por, si kanë reflektuar në Shqipëri përpjekjet e OSBE për të siguruar që “masat efektive, si edhe informatat e plota të jenë në dispozicion për ata që pohojnë se, të drejtat e tyre njerëzore dhe liritë themelore janë të shkelura” (ndër parimet 20 dhe 13.9 të Dokumentit përfundimtar të Vjenës, 1989), duke referuar në masa specifike në këtë fushë? Sigurisht, këto përpjekje kanë përbërë në masë jo të vogël një faktor për nxitjen e proceseve të tranzicionit, duke klasifikuar dhe rregulluar gjithashtu disa çështje që rrjedhin prej kushteve që nevojiten për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta. Megjithatë, nuk do të teprohej po qe se pohohej që asnjëherë nuk janë marrë parasysh tërësisht dhe aq më pak të jenë zbatuar plotësisht rekomandimet e shumta të dhëna periodikisht nga OSBE/ODIHR për kushtet tona konkrete. Aq pesimiste është shfaqur situata në këtë drejtim, saqë në vitin 2009 Qeveria ‘Berisha’ pati guximin të zhvillonte zgjedhje masivisht të manipulueshme, për të mbajtur pushtetin, duke shkaktuar vijimësisht një krizë të thellë politike, institucionale dhe ekonomike.
Tani që pas afro dy vjetësh nga zhvillimi i atyre zgjedhjeve parlamentare mjaft të kontestueshme pritet zhvillimi i një pale tjetër zgjedhjesh, vërtet për organet e vetëqeverisjes vendore, por me karakter të theksuar për diskutime dhe ndryshime politike të shpejta, pothuajse nuk është korrektuar asgjë. Asgjë e rëndësishme, po të mos llogarisim sjelljen këtu të një numri të madh vëzhguesish me shpenzime të një fondi prej 1 milion eurosh. Çfarë ka bërë këtë herë Prezenca e OSBE në Tiranë? Do të ishte e padrejtë t’i mohohej asaj gjithçka që ka zhvilluar. Por, pyetja ka të bëjë me masat efektive që ka ndërmarrë ose jo në këtë vit, kur është shpresuar brenda dhe jashtë vendit që të nis të bjerë sipari i një tranzicioni të tejzgjatur. Aq më tepër shtrohet kjo kërkesë, përderisa prej vitesh proklamohet që OSBE siguron një nga sistemet më të gjera dhe thelbësore të standardeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ndonëse në pajtim me “karakterin politik” të Organizatës, miratimi i këtyre standardeve nga shtetet pjesëmarrëse nuk imponon mbi ‘ta obligime ndërkombëtare ligjore, çka është vëzhguar, si edhe në përgjithësi praktikuar nga shtete të tjera në mënyrë direkte nëpërmjet organeve juridike internacionale dhe indirekt nëpërmjet mekanizmave raportuese kuazi–juridike. Ama kjo nuk e përjashton asnjë shtet – anëtar (siç është edhe Shqipëria), për t’iu lënë qeverisjeve të tyre ‘fushë të lirë’ në zhvillimin e zgjedhjeve, pa iu nënshtruar linjave programatike në veprimet e përcaktuara. Me fjalë të tjera, vërtet që dokumentet e OSBE, në ndryshim nga instrumentet e tjera ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, nuk përmbajnë lista të lirive subjektive, për të cilat individët ose grupet nga vendet anëtare të OSBE mund të thirren drejtpërdrejt përpara gjykatave me procedura ndërkombëtare të ankimit kundër shteteve të tyre, prapëseprapë në Deklaratën e Lisbonës për Modelin e Përbashkët dhe Siguri të Gjerë në Europën e Shekullit XXI (1996), konkretisht në paragrafin 5 të saj theksohet që “brenda OSBE-së shtetet janë përgjegjëse përpara qytetarëve të tyre dhe përpara njëri–tjetrit për zbatimin e përkushtimeve” të kësaj Organizate. Madje, në të gjitha marrëveshjet e viteve të fundit, detyra për respektimin e kompromiseve politike në dimensionin njerëzor është vendosur si element përbërës i paketës më të gjerë të masave të sigurisë dhe nuk i takojnë ekskluzivisht juridiksionit të vendit përkatës.
Pas obligimeve të tilla të shprehura në mënyra të përgjithshme dhe të të tjerave më konkrete, që ngarkojnë me përgjegjësi shtetet anëtare, por edhe organet përfaqësuese të OSBE, në veshët e elektoratit shqiptar të frustuar padrejtësisht ka tingëlluar disi bezdisshëm një refren i kënduar vazhdimisht nga Shefi i Prezencës së OSBE në Shqipëri, Eugen Wollfarth. Një refren i kënduar gjatë periudhës parazgjedhore dhe përsëri mbasi u formalizua fushata elektorale: “Nuk ka kohë për të bërë ndryshime të Kodit Zgjedhor; këto mund të realizohen vetëm pas 8 majit”. Në një kohë që ishte po ky përfaqësues i OSBE-së, i cili justifikonte vendimet e dështuara të KQZ – sonë të mangët, si ai për zëvendësimin e anëtarëve të opozitës nëpër KZAZ–të me pjesëtarë të dyshimtë të asaj që u quajt demek ‘shoqëri civile’. Sigurisht, vërtet që koha ka qenë e kufizuar për të bërë ndryshime tërësore të këtij Kodi, por asesi nuk mund të pengohen disa riformulime të domosdoshme (për shembull, neni 138 për transparencën paszgjedhore; gjithashtu edhe për miratimin e një rregulloreje të domosdoshme të KQZ-së), efektet e të cilave tek e fundit mund të shtrihen vetëm për një periudhë të shkurtër pakmujore, duke u legalizuar me dispozita kalimtare. Këto amendime, shtojca dhe sanksionime do të jepnin pa dyshim mundësinë për të pakësuar apo amortizuar deri në një fare mase paraprakisht manipulimet qeverisëse të planifikuara, për të afruar sa më shumë të vërtetën e një votimi që do të duhej të merrte trajta referendare, për të vlerësuar sa të jetë e mundur më realisht rezultatet e votimit të 8 majit.
E pra, ky refren pa referim në ‘pentagramet’ dhe objektivat e veprimtarisë së OSBE, ky refren - të themi - kontratempo me rëndësinë e veçantë për të ardhmen e Shqipërisë të këtij procesi elektoral, të pranuar edhe nga forumet e OSBE në Vjenë si një test për ndryshime vendimtare të mëtutjeshme, vëmendjen e ka shpërqendruar edhe nga zbatimi i mbi 30 rekomandimeve të Raportit të OSBE-së për zgjedhjet e 2009– ës në Shqipëri. Me këtë indiferencë, të qëllimshme apo jo, sigurisht që çdo ditë e kaluar kufizon ndjeshëm kohën për aplikime të shumicës së këtyre rekomandimeve. Por, fjala vjen, nëse Përgjegjësi i Prezencës së OSBE-së në Tiranë tregohet tani i gatshëm t’i japë intervistë një stacioni televiziv kombëtar që ta urojë personelin e këtij stacioni për iniciativën e përgatitjes dhe transmetimit të kronikave të fushatës zgjedhore pa ‘ndihmën’ e subjekteve elektorale, do të ishte gjithashtu e frytshme të ndikonte pranë KQZ–së për krijimin e Bordit të monitorimit me pjesëmarrje të specialistëve të pavarur të analizimit të mediave (siç ka rekomanduar, veç të tjerash, OSBE në Raportin e para dy vjetëve) dhe jo sikurse kanë vendosur përfaqësuesit e maxhorancës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke emëruar në këtë Bord gazetarë të pakualifikuar të shtypit partiak.
Ka plot probleme të mbetura pa zgjidhje, qoftë edhe të përkohshme. Kështu, mund të thuhet pa ndrojtje, se rreziku për manipulime, për grabitje masivisht të votave paraqitet realisht kërcënues, çka mund të rezultojë së shpejti në përplasje konfliktuale jo vetëm midis forcave kryesore politike, por edhe ndërmjet grupeve shoqërore në vend. Dhe, për krijimin e kësaj situate, nesër a pasnesër nuk mund të zhvishet plotësisht nga përgjegjësia as trupi politik i OSBE-së në Tiranë në bazë të mandatit të tij ekzistues. Sepse, të gjithë anëtarët e kësaj Organizate të madhe dhe autoritare kanë kërkuar kurdoherë kompromis me njëri- tjetrin dhe përkushtim të plotë nga strukturat e saj qendrore e lokale, për rritjen e punës në dimensionin njerëzor, për t’iu kundërvënë kanosjeve të tilla për sigurinë e përgjithshme, si shkelja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si edhe për të përcaktuar mjetet e OSBE-së, duke ndikuar fuqishëm në rritjen e pranimit të përdorimit të tyre nga shtetet pjesëmarrëse (MC(6).DEC/5, paragr.5(b)).