Cilët janë policët dëshmorë?

Kanë rënë në krye të detyrës, gjatë operacionit për arrestimin e të shumkërkuarit Dritan Dajti në Durrës. Katër punonjësit e policisë së shtetit tashmë i shtohen listët së dëshmorëve të atdheut dhe rradhëve të kolegëve të tyre rë rënë për kauzën e vendosjes së drejtësisë. Por kush janë "heronjtë" më të rinj të Shqipërisë.
Fatos Xhani, me gradën "Drejtues", lindi më 07.05.1978, i martuar me dy fëmijë, me arsim të lartë policor. Ka nisur karrierën e tij si punonjës policie në vitin 2000, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Elbasan. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka punuar në Drejtorinë e Policisë Elbasan. Më pas nga 2003-2007 në Drejtorin e Policisë së Qarkut Durrës, Shef i Sektorit të Luftës Kundër Drogës. Më pas po në këtë drejtori nga 2007 deri ditën që u vra Shef i Sektorit të Operacioneve Speciale, në Drejtorinë Kundër krimit të Organizuar, në Departamentin për Hetimin e Krimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Kastriot Feskaj, me gradën "Kryeinspektor", lindi më 19.01.1967, i martuar me një fëmijë. Ka qenë me arsim të mesëm. Ka nisur punë në strukturat e policisë si punonjës policie i nivelit zbatues në vitin 1998, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga viti 1998 deri më ditën kur u vra polici i nivelit zbatues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në strukturat e hetimit të krimit.
Saimir Duçkallari, me gradën "Kryeinspektor", lindi më 16.06.1977, i martuar me dy fëmijë, me arsim të mesëm. Ka nisur punë te uniformat blu si titulluar punonjës policie i nivelit zbatues në vitin 1998, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga viti 1998 deri dinë kur u vra punonjës policie i nivelit zbatues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në strukturat e hetimit të krimit.
Altin Dizdari, me gradën "Kryeinspektor", lindi 21.05.1977, i martuar me një fëmijë, me arsim të mesëm. Nisi punë në polici si titulluar punonjës policie i nivelit zbatues në vitin 1999, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Nga viti 1999 deri ditën që ra në krye të detyrës ka punuar si punonjës policie i nivelit zbatues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në strukturat e hetimit të krimit.
Gjatë viteve të punës si punonjës policie në strukturat operacionale të hetimit të krimit, janë karakterizuar nga disiplina e lartë në përmbushjen e detyrave, kanë marrë pjesë aktive në vendosjen e rendit dhe të sigurisë publike dhe janë dalluar për marrëdhënie te mira me komunitetin, me koleget dhe eprorët.