E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, importi i mallrave serbe bie me 5 milion euro

Me pesë milionë euro ka rënë importi i mallrave nga Serbia në muajin janar të këtij viti, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar ndërkohë që eksporti është rritur me mbi 200 mijë euro.

Ekspertët e shohin këtë si rezultat të vetëndërgjegjësimit të konsumatorëve dhe hapave të ndërmarrë nga lëvizja Vetëvendosje. Vetëvendosje e konsiderojnë si sukses të tyrin ndëra zyrtar të qeverisë thonë se Kosova ka përfituar nga reciprociteti.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës, ka thënë se në janar të këtij viti Kosova ka eksportuar drejt Serbisë 274 mijë e 604 euro, ndërsa gjatë janarit të 2011-ës, kishte eksportuar vetëm 41 mijë e 128 euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›