Shkodër, plagoset një 17-vjeçar
Një grindje mes adoleshentësh ka sjellë plagosjen me thikë të një 17 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të shkollës “Pashko Vasa në lagjen Skenerbeg në qytetin e Shkodrës. Klodjan Guri, 18 vjeç është grindur me 17 vjeçarin S.V.
Sipas policisë, Klodian Guri ka nxjerrë një thikë me hapje dhe me të ka goditur disa herë 17 vjeçarin. Ky është dërguar në spitalin e Shkodrës nga personat që kanë parë ngjarjen ndërsa policia rreth 4 orë më pas ka mundur të ndalojë autorin e dyshuar.
Në momentin e arrestimit është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i armës së përdorur. Akuza e ngritur për 18 vjeçarin Guri është ajo e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.
Anila Dushi