Vdes në spitalin e burgut 84-vjeçari Dumka, autori i horrorit të Korçës

Vrasësi 84-vjeçar, Gaqo Dumka
Ndërron jetë në spital dy ditë para dhënies së pretencës autori i vrasjes që tmerroi qytetin e Korçës në gusht të vitit të kaluar.
Gaqo Dumka, 84-vjeçari që vrau Liliana Arapin dhe më pas copëtoi trupin e saj, ka vdekur sot në spitalin e burgut.
Gjykata e Korçës kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg për të moshuarin-vrasës, ndërsa pritej që të hënën të jepej edhe pretenca për të.
Gaqo Dumka vrau më 11 gusht të 2011, 42-vjeçaren Liljana Arapi, me të cilën kishte lidhje.
Trupi i saj i copëtuar u gjet i futur në qese dhe i hedhur në mbeturina në afërsi të fshatit Ravonik në Korçë, ndërsa koka nuk iu gjet kurrë, pavarësisht kërkimeve disaditore të policisë.
84-vjeçari e kishte pranuar autorësinë e krimit, të cilin sipas tij e kishte kryer për xhelozi.
***************
Lajmet e gushtit 2011: Horrori i Korçës, 84 vjeçari pranon krimin
84-vjeçari Gaqo Dumka pasi ka pranuar se është ai vrasësi i Liljana Arapit ka treguar dhe vendin ku fshihet koka e viktimës. Polica e qarkut të Korçës ka bërë kërkimet dhe ka gjetur një thes ku mendohet të jetë futur koka e 42-vjeçares pas masakrimit nga i moshuari.
Në seancën e dy të gjyqit ndaj tij, 84-vjeçari Dumka ka pranuar se është ai autori i krimit ndërsa në seancën e parë ai pati deklaruar se Arapi ishte masakruar nga tre persona të tjerë.
Liljana Arapi u masakrua barbarisht nga Dumka me të cilin bashkëjetonte. Policia lajmeroi se bazuar ne deshmine e re te Dumkes, ka shkuar ne vendin e deshmuar prej tij dhe ka gjetur pjese te kokes se viktimes, (floke) por makabriteti i ngjarjes shtohet ne kete pike. Policia thote ne komunikaten e vet qe “koka e viktimes mund te jete marre prej kafsheve endacake mishngrenese”
* * *
Dumka: Tre persona vranë Liljanën dhe morën kokën
U zhvillua mëngjesin e sotëm seanca e parë për masakrën e Korçës. Gjatë seancës, Gaqo Dumka kundërshtoi akuzën duke u shprehur se Liljana Arapi u rrëmbye dhe u vra nga tre persona.
Tre persona e masakruan Liljanën dhe më pas më detyruan ta hedh trupin e saj në kazanin e mbeturinave. Unë nuk i njoh ato tre persona. Kur ikën, ata morrin kokën e saj me vete., mësohet të jetë shprehur 84-vjeçari në seancë.
Dumka e ka ndryshuar disa herë dëshminë e tij që prej ditës që është ndaluar ndërkohë që ai akuzohet për vrasjen dhe masakrimin e 42-vjeçares Liljana Arapi.
****
Familjarët tërheqin trupin pa kokë të Liljana Arapit
Burime nga qyteti i Korçës bëjnë me dije se familjarë të së ndierës Liljana Arapi janë paraqitur mëngjesin e sotëm pranë morgut të spitalit për të tërhequr trupin pa kokë të saj.
Një ditë më parë, të afërm të Arapit deklaruan se nuk do e varrosnin atë pa u gjetur koka me parë. Lajmi u konfirmua nga burime të komisariatit të Devollit sipas së cilit familja nuk kishte pranuar ta merrte trupin pa gjetur koka më parë. Nga ana tjetër familjarët e Arapit bënë apel për ndihmë pasi nuk kishin mundësi financiare për të kryer ceremoninë mortore.
42-vjeçarja pritet të varroset sot në Bilisht. Ajo u masakrua barbarisht nga 84-vjeçari Gaqo Dumka me të cilin bashkëjetonte. Ky i fundit nuk ka treguar se ku e ka fshehur kokën e viktimës ndërkohë që policia vazhdon kërkimet. Ndërkohë, Gjykata e Korçës ka dhënë masën burg pa afat për autorin e krimit.
*************
Viktima është Liljana Arapi 42 vjeçe lindur e banuese ne qytetin e Bilishtit, e papunë, e pamartuar, kurse autor i krimit, Gaqo Dumka, 84 vjeç, lindur ne fshatin Dardhë dhe banues ne lagjen nr 4 Korçë.
Nga hetimi rezultoi se plaku bashkëjetonte me gruan që vrau dhe copëtoi tek një banesë në lagjen nr 4. Sipas hetimit, i dyshuari e prezantonte Lilianën sikur ishte mbesa e tij duke justifikuar kështu bashkëjetesën në një shtëpi.

Viktima Liljana Arapi
Ndërkohë nuk është gjetur koka e të ndjerës. I dyshuari pasi u ndalua dje në orën 19.00, pranoi se ishte ai autor i krimit. Ai pohoi se në kushte xhelozie, pas një sherri mes të dyve, fillimisht e kishte mbytur, pastaj therur me thikë dhe e kishte prerë trupin e zhveshur në disa copa të cilat i kishte futur në dy thasë. Kokën e kishte hequr veçmas duke e fshehur.
Dyshohet që motivi i këtij krimi të jetë xhelozia.
Në cilësinë e provës materiale, 84 vjeçarit iu sekuestruan:
- 2 aparate celularë që i përkisnin autorit të ngjarjes dhe viktimës.
- sendet e kryerjes së krimit (1 sëpatë dhe 2 thika)
- tesha të viktimës dhe të autorit.
- janë vërejtur njolla gjaku në ambientet e brendshme dhe të jashtme të banesës.