Kosovë, iu ndërpritet energjia, protestojnë serbët
Kastriot- Qindra serbë nga fshati Preluzhë e komunës së Kastriotit, ish Obiliqit kanë protestuar sot përpara Termocentraleve për shkak të shkyçjes kolektive nga rrjeti elektrik, bërë nga Korporata Energjetike e Kosovës, tri ditë më parë. KEK-u i Kosovës ka ndërprerë energjinë elektrike për rreth 5000 banorë, ndërsa 500 prej tyre kanë protestuar sot ndaj këtij vendimi.