Kosovë, Ahmeti: Kemi pranga edhe për Tadiçin
Prishtinë- Policia e Kosovës është zotuar ta vërën në pranga secilin zyrtar – përfshirë edhe presidentin serb Boris Tadiç – që shkel kufirin pa marrë leje nga autoritetet zyrtare shtetërore të vendin. Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Sheremet Ahmeti, në një prononcim për gazetën “Koha Ditore” ka pohuar se masa e njëjtë, e ndalimit apo edhe e arrestit, mund të aplikohet edhe ndaj presidentit serb.
“Të gjithë ata që e vizitojnë Kosovën, jo si qytetarë të rëndomtë, duhet ta kenë pëlqimin e Qeverisë së vendit. Çdo vizitë që është jashtë kësaj ne e trajtojmë si qytetar dhe ndaj të gjithë qytetarëve veprohet në mënyrë të njëjtë”, ka thënë Ahmeti për këtë gazetë.
Deklarata e Ahmetit vjen pak ditë pasi policia qe urdhëruar nga ekzekutivi i vendit që ministrit për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, t’ia ndalojë hyrjen, e në rast refuzimi edhe ta arrestojë, meqë ai nuk kishte shpjeguar qëllimin e vizitës, kurse qe paralajmëruar se përcjellësit e tij do të ishin të armatosur. Meqë nuk mori leje, ky ministër serb fare nuk vizitoi Kosovën. telegrafi