Jeremiç i pasjellshëm, BE notë protestë Beogradit
Bruksel - Sjelljet jo korrekte të Ministrit të Jashtëm serb Vuk Jeremiç ndaj shefit të Zyrës së BE-së në Beograd, Peter Sorensen duket se kanë tensionuar marrëdhëniet midis Brukselit dhe Beogradit. Mediat perëndimore kanë bërë të ditur se pas zhvillimeve të fundit, BE do ti dorëzojë Serbisë një notë proteste përmes rrugëve diplomatike.
Sipas të përditshmes serbe Dnevnik, notë protesta në fjalë do të hatohet në ditët në vijim dhe do ti dorëzohet shefit të misionit të Serbisë në BE, në Bruksel, ose direkt në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë në Beograd.
Situata në fjalë erdhi pasi Jeremiç tregoi sjellje përçmuese ndaj shefit të Zyrës së BE-së në Beograd - i cili i raporton direkt Solanës - në mënyrë arrogante dhe të pasjellshme, duke mos e lejuar atë të fliste gjatë takimit, ku ishte prezent edhe shefi i UNMIK-ut Lamberto Zannier. Thuhet që Jeremiç edhe gjatë pjesës së mbetur të takimit, në mënyrë të dukshme e kishte injoruar Sorensenin.
Mediat perëndimore komentojnë se arsyet e sjelljes së Jeremiçit, interpretohen si përpjekje e Beogradit zyrtar që të demonstrojë se, rreth Kosovës do të bisedojë vetëm me përfaqësuesit e OKB-së.