Në Tiranë me poezinë moderne gjermane
Në Teatrin e Metropolit në Tiranë, do të zhvillohet një mbrëmje poetike e poezisë moderne gjermane në gjuhën shqipe. Poezi të përzgjedhura të poeti ekspresionist gjerman Gottfried Benn do të lexohen prej aktorësh dhe përkthyesish. Ai vjen për herë të parë në gjuhën shqipe në një botim të titulluar "Nuk mund të jetë zi". Gjithashtu do të lexohen edhe tekste nga poetë të tjerë të gjuhës gjermane të shek XX si Bertolt Brecht, Paul Celan, Sarah Kirsch etj. Në vitin 2008 Shoqata gjermano-shqiptare "Robert Schëartz" zhvilloi konkursin Gottfried Benn. Përkthyes të rinj të poezisë paraqitën në shqip disa nga tekstet më të njohura të këtij poeti. Veç kësaj në prill dhe në shtator të vitit të kaluar u zhvilluan edhe dy shfaqje me poezi të Bennit. Prej këtij konkursi u realizua një vëllimi i ri dygjuhësh shqip-gjermanisht me poezi të Gottfried Bennit në përkthimin e Ardian Klosit dhe Edvin Camit, i cili do të paraqitet gjithashtu gjatë kësaj mbrëmje poetike.