Kosove kapet trafikanti i armeve

Paraditen e sotme ne aeroportin e Prishtines forcat e policise kane arrestuar nje person i cili po tentonte te fuste ne territorin kosovar nje optike qe perdoret per pushket e tipit snajper.
Lajmin e bejne te ditur autoritetet policore kosovare sipas te cilave poseduesi i objektit shtetasi kosovar I. Bullcaku vinte nga Shtutgarti.
Sipas burimeve pas hetimeve paraprake agjentet e policise kane vendosur te kontrollojne shtepine e te arrestuarit ku kane gjetur nje arsenal te vogel armesh.
Burimet saktesojne se mes mjeteve te sekuestruara ka pushke te tipit karabine pushke automatike pistoleta granta dore dhe thika.
Ato shtojne me tej se ndaj shtetasit Bullcaku eshte vendosur masa e arrestit me burg nderkohe qe policia po vazhdon hetimet mbi ngjarjen.