Sejdiu Ja pse prishem koalicionin

Eumlshte Lidhja Demokratike e Kosoves qe ka vendosur ti jape fund bashkeqeverisjes me PDK-ne vetem nje dite pasi qe presidenti ne detyre Jakup Krasniqi shpalli daten per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare me 13 shkurt te vitit te ardhshem.
Ky vendimi eshte marre nga kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosoves gjate se shtunes ne mesdite sipas te cilit ministrat qe vijne nga radhet e LDK-se te henen do te dorezojne detyrat e tyre.
Kurse ne aleatin qeverises ne PDK kete vendim e kane konsideruar te marre per interesa te ngushta te kryetarit te LDK-se Fatmir Sejdiu.
Sejdiu ne nje interviste per Top Channel ka shpjeguar arsyet e ketij vendimi qe lidhen me sjelljet e PDK-se ne Kuvend per ceshtjen e miratimit te strategjise se qeverise per privatizim te PTK-se.
Ne keto momente kane ndodhur disa zhvillime qe kane demtuar raportet mes dy partnereve te koalicionit. Vendimi i pardjeshem u mor pa pasur nje konsultim me LDK-ne. Ishte nje veprim qe cenon veprimtarine e Parlamentit me numerimet apo mosnumerimet ka deklaruar Sejdiu.
Nga ana tjeter pas ketij vendimi kryesia e Partise Demokratike te Kosoves ka mbajtur nje mbledhje te jashtezakonshme ku ishte i pranishem edhe kryetari i saj Hashim Thaci.
Vendimin e LDK-se ne PDK e cilesuan si lajm te keq per qytetaret e Kosoves dhe miqte nderkombetare por nuk sqaruan se cilet do te jene hapat e metejshem qe do te ndermarre partia me e madhe ne vend.
Eumlshte nje lajm i papritur befasues dhe i keq per Kosoven qytetaret e saj si dhe per miqte tane nderkombetare sidomos pas vizites se zonjes Clinton. Pas ketij veprimi jane krijuar kriza institucionale ne vendin tone. PDK mendon se ky vendim eshte marre per interesat e ngushta personale te kryetarit te kesaj partie ka deklaruar Enver Hoxhaj sekretar i pergjithshem i PDK-se.
Top Channel ka mesuar nga nje burim brenda PDK-se se ne kete parti po perkrahet ideja e mbajtjes se zgjedhjeve te jashtezakonshme qe do te duhej te mbaheshin kete vit dhe jo ajo e krijimit te ndonje koalicioni me ndonje parti tjeter.
Po sipas ketij burimi ata qe po e perkrahin kete ide e vleresojne si menyren me te mire per te dale nga kriza institucionale ne te cilen ka hyre Kosova.