Kosove koalicioni i ri qeverises PDK- AKR- Lista Rugova

Partia Demokratike e Kosovës, fituese zyrtare e zgjedhjeve të 12 dhjetorit, ka arritur marrëveshje për ndërtimin e koalicionit qeverisës, e cila pritet të formalizohet këtë fundjavë. Burime të larta brenda partisë fituese, i kanë thënë radio-televizionit të Kosovës se është arritur marrëveshja për koalicion ndërmjet PDK-së dhe AKR-së, me pjesëmarrjen edhe të Listës Ibrahim Rugova si dhe minoriteteve.
Sipas kësaj matematike, koalicioni do të ketë mbështetjen e 65 deputeteve, pasi PDK-ja ka 34 deputetë, AKR-ja 8, minoritetet 22 deputetë (pa partinë e Rada Trajkoviqit), si dhe një deputet nga Lista Ibrahim Rugova.
Sipas RTK-së, në orët e pasdites kryeministri Hashim Thaçi ka pasur një takim me grupin parlamentar të PDK-së, ku ka njoftuar për zhvillimet e fundit politike dhe arritjen e marrëveshjes për Qeverinë e re.
Kryeministri në detyrë Hashim Thaci mësohet se ka pasur takime përgjatë gjithë javës me përfaqësues të partive të përfaqësuara në parlamentin e ri. Më herët, krijimi i qeverisë nuk dukej aspak i lehtë pasi ndërkombëtarët ishin shprehur për një qeveri të qëndrueshme të përbërë nga tri parti shqiptare dhe minoritetet.
Kjo skemë dukej e parealizueshme pas refuzimit të koalicionit nga AAK, LDK dhe lëvizja Vetëvendosja. Por, duket se vendi e tyre e ka zënë Lista Ibrahim Rugova, ndërsa ende nuk mësohet nëse Thaci ka vendosur të plotësojë kushtin e AKR-së për bashkëqeverisje, dhënien e postit të presidentit drejtuesit të saj, Behxhet Pacollit.
Bul Salihu