Arrihet marrëveshja PDK - AKR

PDK jozyrtarisht ka arritur marrëveshje për nje bashkëqeverije me AKR, minoritetet dhe përfshirjen e Listës "Ibrahim Rugova".
Lajmi transmetohet nga televizioni RTK në Prishtinë, i cili i referohet burime të PDK-së.
Sipas këtij burimi, ky koalicion ka siguruar 65 deputetë, prej të cilëve 34 të PDK-së, 8 të AKR-së, 22 deputetë të minoriteteve si dhe deputeti i Listës "Ibrahim Rugova", Ukë Rugova.
PDK po zhvillon një mbledhje me grupin parlamentar dhe kreun e partisë për ti njohur dhe për të shqyrtuar ecurinë e proçesit rreth formimit të koalicionit qeveritar. Kjo parti paralajmëron se deri në fundjavë do të formalizojë koalicionin qeveritar.