Kuvendi i Maqedonisë, nuk komunikon shqip me mediat shqiptare

Ka vite që shërbimi për informim pranë këtij institucioni të lartë, njoftimet dhe aktivitetet e Kuvendit ua dërgon mediave vetëm në gjuhën maqedonase.
Së fundi, faqja e ueb te Kuvendit te Maqedonise është punuar edhe në gjuhën shqipe, por ajo shumë radhë afishohet. Aty mund të gjenden njoftimet për aktivitetet të cilat kanë ndodhur tre katër ditë më parë.
E njëjta gje po ndodhë edhe me disa ministri tjera, të cilat nuk e respektojnë gjuhën shqipe edhe pse ajo është e garantuar me Ligjin për Gjuhën Shqipe, të miratuar nga Kuvendi i Maqedonisë.