E Shtunë, 31 Tetor 2026

100 mijë dollarë për bastunin dhe kapelen e Çaplinit

Bastuni legjendar prej bambuje i Çarlit u shit për 42.000 dollarë, ndërsa çmimi i tij fillestar varionte nga 20.000-30.000 dollarë. Kapelja beretë e yllit të filmave pa zë u bë pronë për 58.000 dollarë gjatë shitjes e quajtur "Legjendat e Hollivudit”, e organizuar këtë fundjavë nga ankandi, "Julien's Auctions" në Beverli Hills.

Xhaketa e veshur nga Klark Geibwll në filmin, "Gone With the Wind", çmimi fillestar i së cilës arrinte nga 10.000 - 15.000 dollarë, u shit për 57.600 dollarë. Pelerina e Çarlton Heston në filmin "Dhjetë Urdhëresat" u shit me 66.420 dollarë.

Ndërkohë, dy palët e vathëve që Uitni Hjuston mbante në filmin "Bodyguard"  u shitën gjithashtu për 2.880 dhe 7.040 dollarë, ndërsa fillimisht u vlerësuan me një çmim maksimal nga 800 deri në 2.000 dollarë.

Një bust i Hjustonit i qëndisur me perla u shit për 19.200 dollarë (vlerësimi maksimal: 6.000 dollarë) dhe një jelek saten po nga filmi "Bodyguard" u shit për 3.520 dollarë në vend të 600 dollarëve që priteshin fillimisht. /Start/

                                                                                             2012-04-03 12:17
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›