E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaxhai: Asadi nuk e ka të gjatë!

Rifaat al-Assad tha për “BBC”-në se niveli i dhunës në rrugë ishte shumë i lartë në mënyrë që nipi i tij të mbijetonte në pushtet.

Rifat Al-Assad ka jetuar në ekzil që prej viteve 1980 kur në mënyrë të pasuksesshme u përpoq të merrte pushtetin nga i vëllai, Hafezi.

Në shkurt të vitit 1982,Rifati udhëhoqi një sulm ushtarak mbi Haman për të shtypur një kryengritje të vëllazërisë myslimane, duke lënë nga 10 000 deri në 25000 të vdekur.

Pas vdekjes së Hafezit në vitin 2000, Rifati kritikoi kalimin e pushtetit tek Bashar Al-Asadi duke pretenduar se është ai pasuesi i ligjshëm.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-04-03 11:44
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›