Kosove, krijohet ekipi udheheqes i policise

Ne emerimin e dy zevendesdrejtoreve te pergjithshem duket se jane plotesuar dy standarte. Se pari, emerimi i Atifete Jahjages sherben per plotesimin e standarteve te perfaqesimit gjinor.
Ndersa standarti tjeter ka te beje me perfaqesimin e minoriteteve. Per here te pare ngjitet ne hierarkine me te larte te policise edhe nje pjesetar i komunitetit serb. Ai eshte Dejan Jankovic.
Emerimi i tij ka rendesi te vecante pasi ne kete menyre kerkesa e komunitetit serb per perfaqesim ne policine e Kosoves jashte planit gjashte pikesh te Ban Ki Moon, s’do te gjeje me terren.
Jashte struktures udheheqese te policise eshte lene gjeneral Rrahman Sylejmani, qe ka qene udheheqes i hetimeve dhe qe ka pasur barren kryesore ne arrestimin e mjekeve dhe te tre gjermaneve te sherbimit sekret BND.