E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove kuvendi perkrah operacionin ne veri


Deputetët e Kuvendit të Kosovës përkrahin operacionin e KFOR-it dhe EULEX-it në veri të vendit për heqjen e barrikadave.

Ndërkohë ligjvënësit kosovar kanë dënuar dhunën e ushtruar ndaj paqeruajtësve të KFOR-it nga ana e serbëve lokalë.

Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar në Kuvend se veprimi i KFOR-it dhe EULEX-it është në koordinim të plotë me institucionet vendase. Ai ka theksuar se angazhimet e Qeverisë dhe institucioneve ndërkombëtare do të jenë vazhdimisht në drejtim të rendit dhe ligjit dhe për këtë ai ka shprehur besimin e plotë se do të ketë sukses. Në të njëjtën kohë edhe opozita ka përshëndetur veprimet e KFOR-it dhe EULEX-it.

Por, sipas deputetëve të opozitës situata në veri jep një mesazh për të pafuqisë së institucioneve vendase për kontrollimin e kësaj pjesë të Kosovës.

KFOR-i merr nën kontroll rrugën e Adriatikut

Nata e kaluar në veri ka qenë e qetë, por nën tensione. Në barrikadën në Jegenicë, ushtarët e KFOR-it dhe banorët serbë kanë qëndruar përballë njëri-tjetrit.

KFOR-i ka arritur që rreth orës 1.00 të mëngjesit të së premtes të vendosë nën kontroll gjithë rrugën e Adriatikut, duke përfshirë këtu edhe fshatit Zupç.

Kurse në Bërnjak forcat e KFOR-it kanë marrë vendkalimin dhe kanë zgjeruar zonën e kontrollit.

Nëpër këto pjesë vërehen forca të shtuara të ushtarëve të KFOR-it, ndërkohë që gjithçka që kalon në këtë drejtim i nënshtrohet një kontrolli të rreptë të tyre.

Operacioni i KFOR-it ka nisur që të enjten në mengjes, duke larguar fillimisht barrikadat në Bërnjak, duke vendosur kontrollin e tij.

Pak minuta më vonë, në Cabër filluan të mbërrijnë edhe kolonat e para të KFOR-it. Janë mbi 300 automjete të ndryshe, ndërsa betoni mbi urën në hyrje të Zupces është hequr pa problem dhe tani rruga është e hapur.

KFOR-i ka arritur 3 km përtej rrugës se fshatit Cabër duke iu afruar barrikadës së madhe. Këtu raportohet se KFOR ka vendosur edhe tela me gjemba.

Gjatë ndërhyrjes në Jagjenicë, KFOR-i është sulmuar me gurë nga turmat e serbëve cfarë ka sjellë edhe 8 të lënduar në radhet e forcës shumëkombëshe.

Gazetarja e Top Channel Arta Berisha raportoi se mbi fshatin Cabër në kodrën më të lartë, në vijë ajrore rreth 800 metra nga barrikada e Zupces dhe Jagonicës është vendosur KFOR-i gjerman dhe austriak dhe se shihen përgatitje për ndërtimin e një kampi afatgjatë.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova KFOR-i merr nën kontroll rrugën e Adriatikut
Nata e kaluar në veri ka qenë e qetë, por nën tensione. Në barrikadën në Jegenicë, ushtarët e KFOR-it dhe banorët serbë kanë qëndruar përballë njëri-tjetrit. KFOR nis “çlirimin” e Mitrovicës
KFOR-i ka nisur një operacion të madh në Zupce dhe Bërnjak. Në orën 1 e 45 të mëngjesit të së enjtes KFOR-i ka larguar serbët nga barrikadat në Bërnjak, duke vendosur kontrollin e tij.
KFOR: Operacioni në veri, i suksesshëm
Komanda e KFOR-it ka deklaruar se, operacioni për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe zhbllokimin e rrugëve në pikat kufitare 1 dhe 31 ka rezultuar i suksesshëm. Kosovë, skandali me sigurimet
Dyshimet se rreth 1 milion e 200 mijë euro para të kompanive të sigurimeve janë keqpërdorur, kanë çuar në burg 13 persona me influencë në sektorin e drejtësisë, ekonomisë dhe të shoqërisë kosovare, kryesisht nga tregu i sigurimeve. KFOR dhe EULEX nisin heqjen e barrikadave
Trupat e KFOR-it dhe EULEX-it nisën aksionin për heqjen e barrikadave të serbëve në veri të Kosovës.


Lajmet kryesore

Kapiteni i portit: Anijet nuk lëshuan sinjalin e alarmit
Rinisin kërkimet në det
Arvizu: Reforma, për të eliminuar korrupsionin
Meta i telefonoi Lavitolas
KFOR-i merr nën kontroll rrugën e Adriatikut

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›