E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani kerkon Anelkane ne janar


Administratori i përgjithshëm i Milanit, Adriano Galliani, është shprehur se në merkaton e janarit kuqezinjtë do të përpiqen të përforcojnë mesfushën, por papritmas, një sulmues si Nicolas Anelka është vendosur në qendër të vëmendjes së kuqezinjve.

Sipas asaj që zbulonte uebsajti “talksport”, përfundimi i afërt i kontratës së francezit e shndërron atë në një “okazion” të merkatos, rast nga ato që Milani i gjuan me vëmendjes. Në fakt, tre milion euro do të mjaftonin për të kaluar 32-vjeçarin në “San Siro”.

Një vit më parë, kampionët e Italisë në fuqi ishin skuadra më aktivive italiane në merkaton e janarit, gjatë së cilës mbërriti Cassano, Van Bommel dhe Emmanuelson. Aktualisht, tek Chelsea, Anelka është lënë jashtë planeve të Vijas Boasit, i cili beson më shumë tek sulmuesit e tjerë, si Torres, Lukaku e Drogba.

Megjithatë, në mënyrë që marrëveshja të konkretizohet, kuqezinjtë duhet të mposhtin ofertën e milionerëve të Paris SG dhe Anzhit. Ndërkohë, vazhdojnë planet edhe për gjetjen e mesfushorit të kërkuar. Braziliani Casemiro, suedezi Eriksen dhe Montolivo janë opsionet që qarkullojnë në mendjen e drejtuesve të kuqezinjve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Kapiteni i portit: Anijet nuk lëshuan sinjalin e alarmit
Rinisin kërkimet në det
Arvizu: Reforma, për të eliminuar korrupsionin
Meta i telefonoi Lavitolas
KFOR-i merr nën kontroll rrugën e Adriatikut
Kosovë, kuvendi përkrah operacionin në veri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›