E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, letër në zyrën e Asanaj,hetohet vrasje e vetëvrasje

Në zyrën e të ndjerit, Dino Asanaj policia ka gjetur një letër me shkrim dore, e cila le dyshime se mund të bëhet fjalë edhe për një vetëvrasje.

Megjithatë letra, nuk e përjashton as vrasjen, as inskenimin e vetëvrasjes. Burime brenda policisë kanë thënë se trupi, pothuajse pa shenja jete, i Asanajt ishte gjetur nga shoferi i tij mesditën e së enjtes dhe se përkundër dërgimit të shpejt në QKUK, ai nuk i kishte mbijetuar plagëve.

 Sipas një burimi të gazetës "Koha Ditore",  po sa të merren gjurmët nga letra, ajo do të dërgohet për ekspertizë grafologjike për të vërtetuar nëse shkrimi dhe nënshkrimi kanë autorë Dino Asanajn apo dikë tjetër. Ky burimi nuk e ka përjashtuar vrasjen si akt dhe inskenimin e gjithë kësaj ngjarje.

Variantin e vetëvrasjet duket se do ta hedh poshtë edhe autopsia meqë ekzaminimi i parë tani ka treguar se i ndjeri ka më shumë goditje me thikë se sa do të ishte e mundur po të ishte vetëvrarë.

“Së paku shtatë plagë nga thikë janë evidente në trupin e Asanajt”, ka thënë një burim për gazetën.

Përmbajtja e letrës së gjetur në zyrën e Asanajt flet për Remzi Ejupin dhe Abdurrahman Konjufcën, të cilët e kanë akuzuar të ndjerin se u ka kërkuar para. Ejupi e ka akuzuar atë se i ka kërkuar mbi 4 milion për t`i dhënë hotelin “Grand”, ndërsa Konjufca e ka akuzuar se i ka kërkuar para për një fermë pulash në Lipjan.

“Mbeta i habitur, për të mos thënë i shokuar me disa nga shkrimet ku trajtoheshin pretendimet kundër emrit tim. Këto shkrime dhe njollosje i cilësoj të jenë nga ato përpjekje të njerëzve jo profesionist që pa asnjë etik manipulojnë me opinionin vetëm për të shtrembëruar faktet dhe të vërtetat”, shkruante Asanaj në reagimin e tij, duke shtuar se dëmet që i kanë sjell ekonomisë së vendit pretendime e tilla, janë të shumëfishta.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›