Kryeministri i Kosovës Thaçi viziton Arabinë Saudite

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Kryeministri Hashim Thaçi, do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të shtetit saudit.
"Sot, kryeministri Hashim Thaçi do ta zhvillojë takimin me mbretin Abdullah, me të cilin do të bisedojë për forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Arabisë Saudite. Një takim të veçantë, kryeministri do ta zhvillojë edhe me ministrin e Punëve të Jashtëm të Mbretërisë së Arabisë Saudite, princin Saud Al-Faisal bin Abdulaziz Al-Saud", thuhet në njoftimin e kryeministrisë.