Pacolli: Në Kosovë s`ka pasur luftë por konflikt

Për numrin dy të Qeverisë ,Bexhet Pacollin në Kosovë nuk ka pasur luftë, por konflikt. Kështu ka deklaruar zv kryeministri Pacolli në deklarimin e pasurisë në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit, cituar nga mediat kosovare.
Ky konstatim i tij është kritikuar ashpër nga juristët dhe analistët vendorë. Ndërkaq reagimi ka ardhur edhe nga veteranët e Luftës së UÇK-së, të cilët janë shprehur të zemëruar nga emërtimi për luftën.
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka vlerësuar se lufta në vitin 1999 në Kosovë ka pasur luftë të përgjakshme dhe si e tillë do të mbetet në histori. Xhemajli e ka quajtur fatkeqësi kur një politikan mendon që nuk ka pasur luftë, por konflikt.