E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë lexo vetveten …!

Në kohërat e lashta politika dhe diplomacia kanë pasur disa karakteristika të çuditshme pastaj shenja të cilat e kanë përcaktuar personalitetin e një politikani dhe diplomati në rrethana të caktuara brenda popullit apo kombit.Këtu dua të theksoj kohën e mitologjisë sidomos atë të Akilit i cili në atë kohë ,po e quajmë mitologjike e që ndoshta nuk kanë ekzistuar fare, psh :Akili kishte pasur si mësues Shironin , një gjysmë kalë e gjysmë njeri.Njerëzit e asaj kohe te vjeter donin të thonin me këtë se një princ,udhëheqës apo politikan duhet të veprojë si kafshë dhe si njeri, veti e njeriut është që të luftojnë me ligje me rregulla me ndershmëri dhe besnikëri , veti e kafshës është që të luftojë me forcë dhe me dinakëri , mënyra e kulluar njerëzore nuk mjafton dhe shpesh njeriu detyrohet të përdorë mënyrën e kafshës.Pamje te tilla ilustrohen shpesh mbase edhe pse jemi ne shekullin XXI akoma ka elemente të periudhave që lanë gjurmë qofshin ato mitologjike apo sipas emprizmit të së vërtetës historike.Prandaj zhvillimi i farërave shpërthyese të mbjella në shpirtëra dhe në zemra sic është rasti me shtetin rus dhe atë serb , pastaj zhvillimi i pasionit të po kësaj gjysmë kafshe të cekur më lart për të kërkuar e zbuluar rrethana të reja në politikë dhe diplomaci demoniake, si duket po japin shenja të tilla se kur njeriut apo një shteti nuk i mjafton vetvetja atëherë ai(shteti) dëshironë të zotërojë tjetërin apo e tërë botën , këtë edhe po e vrejmë në rastin tani më të freskët të prononocimeve të ministrit të punëve të jashtëme të rusisë Sergej Lavrov, ku thotë se “vijat e kuqe të rusisë janë cështja e raketave , cështjet tjera globale si ajo e klimës globale dhe cështja e Kosovës”.Nga kjo politika dhe diplomacia ruse përmes një vetmie pjellore apo të shterpë dëshiron të ngjitet drejt së pamundshmes e që kurr nuk do arrijë atë të supermacisë dhe rivalitetit ekonomik ,sepse ajo nuk i ka rregulluar ende punët e brendëshme të cilat e mundojnë natë e ditë e lëre më të ngjitet drejtë supermacisë që nuk do bëhet kurrë nje realitet rus as sot e as në të ardhmen.Kjo është Rusia e diteve te sotme kinse e lirë dhe demokratike , por si duket ajo është azdisur dhe po turret drejtë goditjeve të fateve të rastit apo aksidentale thjeshtë kjo është rusia një kafshë e zhdërvjelltë e cila shkon drejtë një madhështie të rrejshme , kjo është rusia dhelpër dhe luan që gjithmonë mundohet të zëjë pusi dhe pronë që nuk i kanë takuar(Poli i veriut) e as nuk i takojnë dhe as nuk do të jenë të sajat(ballkani dhe europa ) në të ardhmen.Ndërkaq sa i përket lidhjes së dashurisë ndërmjet shtetit rus dhe atij serb i cili po reflekton tani shumë qartë se kjo lidhje e dashurisë mund të këputet sipas interesit të qastit , mirëpo ky forcim i dashurisë është vetëm një mitë joshës i së kaluarës dhe se Kosova po përdoret nga rusia si vegël për të realizuar disa dëshira të qastit dhe të mëdha në botën globale.Kjo starategji demoniake ruse nuk do shitet e as nuk do i blihet nga askush. Megjithëkëtë ballkani dhe europa tani në shekullin XXI po marrin një fytyrë të re dhe kjo fytyrë që të ruhet dhe të jetë e qartë duhet zgjidhur disa probleme brenda qenjes së saj si bashkësi sidomos bashesisë europiane e cila po nuk e zgjidhi drejtë cështjen e Kosovës ,por i dëgjon dhe respekton joshjet ruso-serbe nuk do mund kurrë të bëhet një stabilizator dhe një kontinent ku mund të mbretëroj paqja ,stabiliteti , demokracia ,kultura e mirëfillt dhe moderne.Nuk duhet lejuar që në këtë proces ,si bashkësia ndërkombëtare edhe politikanët tanë të thithin ajrin e imtë e të thatë , por të thithin ajrin e plotë dhe të lëngët ashtu që ky proces të ecën drejtë përmbushjes së vullnetit të popullit të Kosovës për mëvetësi, sepse po nuk u realizua ky vullnet brenda këtij viti atëherë pasqyra dhe fytyra e Ballkanit dhe Europës do thehet dhe do kemi një rikthim të historisë së shekujve të mëhershëm.Nga kjo mund të themi se nëse është e ngjitur nje gje s’ke nevoj ta thyesh , gjithashtu nëse nuk është e thyer , s’ke nevojë ta ngjitësh. Ndërkaq zërat e koheve te fundit që po mundohen të shesin mend dhe ide janë tepër të rrezikshme për cështjen e Kosovës , ballkanit dhe me gjerë sepse Kosova nuk ka nevoje për nje “shtet leviatan apo artificial” por për një shtet modern dhe demokratik në kuptimin e mirë të fjalës.
Gjithashtu nuk duhet lejuar që trupi shoqëror i Kosovës të sëmuret nga këto shtyerje apo mbështjellime të procesit sepse do mund të rezultonte në një katastrofë dhe atëherë në këtë proces mund të vdesin njerëz të cilët janë të prekur me këto elemente destruktive të këtij procesi historik për Kosovën dhe vullneti i tyre ose do dalë fitimtar ose do vazhdohet të jetoj në agoni pafundiësisht.Bashkësia ndërkombëtare gjithashtu edhe elita jonë politike duhet ditur se në këtë proces duhet nxjerr kuptimin për të ardhmen e Kosovës nga logjika e jo nga iluzionet dhe mbështjellimet historike , e as nga “ilaçet e rrjeshme heroike” por nga logjika se vullneti i popullit të Kosovës është cështja primare dhe ai duhet shpejtë të bëhet realitet historik.Të gjithë e dinë se shtetin e mbron autoriteti dhe pohimet e prera rrethë një cështje sidomos rrethë cëstjes së statusit dhe vullnetit të këtij populli prandaj , ushtrimi i plotë i këtij autoritet që buron nga vullneti i popullit të Kosovës duhet të tregoj seriozitet se ky vullnet është historik dhe me këtë vullnet nuk duhet luajtur , Kosova duhet të jetoj e lirë e barabartë me shtet tjera demokratike dhe e bashkuar në të ardhmen me familjen europiane .Dhe në fund një porosi për të gjithë shqiptarët e Kosovës ,Kosovë lexo vetveten...!.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›