Vitet ikin, por jo shumë ndryshe
Jetojmë në një vend demokratik dhe për këtë askush të mos ketë dyshim. Këtë demokraci po e ndjejmë që të gjithë pa përjashtim. Por na cudit një fakt tjetër i cili duhej të kishte ndryshuar me kohë. Kokat të vjetra mundohen të bëjnë politika të reja. Ose kemi koka të reja që mundohen të mbijetojnë politikat e vjetra. Nëse dikush do të pyesë se nga i nxjerr këto gjëra, do tu përgjigjesha shkurt duke thënë: shikoni gjendjen e vendit tonë dhe nuk është e vështirë ta kuptoni. Vendi ynë i dashur ka rreth 17 vjet që nga dalja nga sistemi diktatorial. Këto vite si kohë kanë kaluar se këtë që të gjithë ne e shikojmë nga kalendaret. Por këto vite kanë ecur më shpejt se duhet për vendin tonë i cili akoma mbetet pa rrugë, pa drita, pa ujë, pa adresa, pa viza që shtetasit e saj të shëtisin nëpër botë, dhe pa shumë e shumë gjëra te tjera që duhet të ishin tashmë. Por cilat janë arsyet që vendit ynë po përparon kaq ngadalë? Po tju pyesja jam i sigurt që secili prej jush do të jepte përgjigje nga më të ndryshmet dhe të gjitha mund të ishin të vërteta. Unë këtu u mundova të jap shkurtazi vetëm tre prej tyre.
1. Politikat e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë vazhdojnë akoma të jenë afatshkurtër dhe pothuajse të gjitha kufizohen vetëm me mandatin e një qeverie. Me cdo zgjedhje të re qeveritë që kanë ardhur kanë pasur tendencë të ndryshojnë të gjithë politikat ekonomiko-politike. Këto ndryshime janë të pranueshme dhe normale deri në një pikë, duke menduar programet që ka secila parti. Por përpjekjet për të anulluar pothuajse të gjithë programet e filluara nga qeveritë e mëparshme është një fenomen negativ që tregon papjekurinë e politikës në një vend.
2. Kryeministri Berisha në zgjedhjet e 2005, suksesin më të madh e pati nga premtimi që ai dha që do të sulmontë dhe do të zhdukte korrupsionin. Madje ai bëri edhe disa përpjekje mediatike të cilat ndoshta ishin më shumë se aq. Por realiteti duket haptazi, “I nderuari” korrupsion vazhdon të jetojë për shtatë palë qefet. Kjo sëmundje e ligë i ka ngulur kthetrat të gjitha institucioneve që nga shëndetësia e deri te arsimi, nga ministritë e deri te bashkitë. Akoma shqiptarët e gjorë janë të privuar nga zgjidhja e halleve dhe punevë brenda një sistemi funksional. Akoma duhen miq të nxjerrësh qoftë edhe një dokument të thjeshtë që ke normalisht zotëron të drejtën ligjore që ta marrësh atë. Ministria e Shëndetësisë bëri bujë nga pezullimi nga puna i dy-tre doktorëve dhe infermierëve ndërkohë që në cdo spital vetëm dy ose tre persona nga stafi aktual është i denjë të vazhdojë.
Qeveria po mundohet të kontrollojë të gjitha strukturat për të parandaluar korrupsionin por problemi është që korrupsioni kontrollohet nga të korruptuarit. Pra ndodhemi në një qoshsokak nga i cili duhet të dalim një ditë e më parë.
3. Një arsye tjetër e zhillimit të ngadaltë të Shqipërisë është politika e verbër partizane që ndjekin qeveritë në ndryshimet që ata bëjnë nëpër administratat publike, si ata qendrore ashtu dhe ata rajonale. Ky problem nuk është thjesht pse ndodhin këto ndryshime, por më shumë se ajo është mënyra e emërimit të personave nëpër poste. Profesioni, përvoja dhe aftësia e personit për ta bërë atë detyrë janë gjërat e fundit që shihen gjatë këtyre emërimeve. Jo në pak raste rastisni persona me një profesion agronom të jetë emëruar si diplomat ose një inxhinier ndërtimi të jetë drejtor i burimeve njerëzore.
E gjithë kjo sjell një system jofunksional dhe të ngadaltë të mbushur me njerëz që i kalojnë disa vite derisa mësojnë punën që ata duhet të bëjnë, gjë të cilën ata janë të predisponuar që ta kenë që ditën e parë kur ata emërohen. Kjo paaftësi sjell paralizimin e të gjithë sistemit burokratik i cili nuk duhet të ndikohet ose të preket vetëm pak nga zgjedhjet dhe ndryshimet e qeverive.
Shumë atdhedashës mund të numërojnë edhe shumë arsye të tjera përse vendi jonë i dashur nuk po ecën përpara ose po ta themi me një sy më optimist, pse po ecën kaq ngadalë. Por unë po e lë këtu me shpresën që gjithkush ta ketë marrë mesazhin e tij.