E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kërkim të një rrugëdaljeje

Për Ballkanin dhe Europën çështja e Kosovës vazhdon të jetë karta kryesore në lojën diplomatike dhe këtë e dëshmojnë iniciativat dhe përpjekjet e shumë shteteve respektivisht bashkësisë ndërkombëtare e veçanërisht SHBA-t në lidhje më zgjidhjen e statusit të Kosovës. Mirëpo megjithëkëtë kohët e fundit siç duket janë përzier emocionet ,vullnetet, synimet , qëllimet, historitë e së kaluarës dhe të tashmes e të së ardhmes , proceset dhe kahet në lidhje me rrugëtimin e zgjidhjes të së ardhmes së Kosovës , kjo vjen si rezultat i dështimit të miratimit të propozimit të emisarit Ahtisaari në KS të OKB –së nga pengesat e mëdha që dolën nga politika dhe diplomacia ruse dhe disa shtete dyshuese europiane , prandaj keshtu ndodhi kalimi i kësaj çështje në Grupin e Kontaktit.

Ndërkaq rifillimi i bisedimeve për 120 ditë rrethë zgjidhjes së statusit të Kosovës është një “lojë diplomatike” dhe një kërkim i një rruge të mesme e që vështirë se do arrihet, sepse rruga e mesem nuk ekziston dhe ajo rrugë e quajtur e mesme është iluzion i bashkësisë ndërkombëtare dhe i politikës ruso-serbe, gjithashtu edhe palët jo vetëm se jane larg njëra tjetrës ,por edhe siç dihet historikisht serbinë kurrë muk e ka lidhur dhe nuk e lidhe asgjë me Kosovën sepse Kosova për serbët është një iluzion dhe një fiksion , Rankoviçian ,Çosiçian, Sheshelian,Milosheviçian,dhe tani Koshtunician dhe Tadiçian të cilët janë munduar ta krijojnë dhe ende po mundohen ta krijojnë historinë e tyre të rrejshme në Kosovë. Por tani meqë jemi në shekullin XXI gjërat kanë ndryshuar Jugosllavia nuk është më ,ajo u shemb dhe me të u shembën edhe iluzionet dhe gënjeshtrat serbomëdha .Ndërsa tani meqë jemi në këtë shekull ,i cili hapi rrugën e hyrjes së Ballkanit në fillimin e ri dhe faqen e re të historisë ,të hapjes dhe zhvillimit ekonomik si dhe procesve te integrimit të këtij rajoni në strukturat euroatlantike.

Ndërsa provokimet e kohëve të fundit rrethë ndarjes dhe zvarritjes së statusit të Kosovës pafundësisht, mund të hapin rrugë të një konflikti të ri në Ballkan dhe me gjerë , sepse shenjat po tregojne se po grumbullohen disa re mbi Ballkan dhe rajonin ne pergjithesi , mirëpo që të parandalohen këto re të konflikteve të reja Ballkanike dhe Europiane , duhet që vëmendja e bashkesisë ndërkombëtare të fokusohet në zgjidhjen sa më të shpejtë të statusit të Kosovës , duke i lënë anash dyshimet Europiane dhe diplomacinë e kryengritjes ruse, ashtu që ta zgjidhe këtë çështje sipas së drejtës së saj historike duke mos lënë plagë të hapura në këtë rajonë sepse ne te kunderten ne te ardhmen do mund të rihapen plaget e vjetera.Prandaj çdo veprim që pengon ecjen e Kosovës drejtë shtetësisë së saj, integrimit në BE dhe NATO, si dhe cdo provokim apo projekt që qonë në ndarjen apo edhe lënjen peng të Kosovës do të reflektonte në ndryshime rrënjësore dhe hapje të interesit të etniteteve që dëshirojnë të rikthehen në bërthamën e tyre, respektivisht gjenezën e tyre historike, ndërsa Ballkani dhe Evropa do duhej t’i ktheheshin serish viteve, 1878, 1912/13, 1915, ,1933/45/50,1974/89,1992/94/95, 1998/99,2004/06 etj.Dhe krejt ne fund procesit te zgjidhjes se statusit te Kosoves i jane ngjitur disa gjemba te cilat po e pengojne realizimin e vullnetit historik te popullit te saj .Ne kete kontekst mun te themi se kjo çeshtja tani ka hyre ne nje periudhe shume komplekse dhe ne nje udhëkryq sa historik aqë antihistorik, sa respektues të së drejtës së popujve liridashes aqë edhe mohues te së drejtës së popujve që duan lirinë dhe mëvetësinë , keshtu qe bashkesia nderkombetare dhe pala kosovare duhet te kerkojne nje rrugedalje dhe kjo duhet te behet urgjentishte ,sepse neser do jete vone per gjithçka dhe per te gjithe ,sepse historia dhe e drejta ne te ardhmen do e gjykojë dhe ndeshkojë çdo zgjidhje te padrejte te statusit te Kosoves dhe fatit te saj rajonal e global.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›