E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove ligji zgjedhor drejt fundit

Ndonese grupi punues per ndryshimin e ligjit per zgjedhjet i kishte dhene afat vetes qe te beje ndryshimet e nevojshme te ketij ligji deri me 15 nentor kjo gje po behet me shpejte sesa ishte parashikuar.

Kryesuesja e ketij grupi dhe njeheresh shefe e KQZ-se Valdete Daka ka paralajmeruar se kete te premte do te perfundojne ndryshimet e ligjit zgjedhor per ta derguar ate per miratim ne Kuvendin e Kosoves.

Ne kemi rene dakord qe kete te premte ta perfundojme punen rreth bisedimeve rreth ndryshimeve eventuale dhe ate dite besoj qe do te votohet lidhur me ato ndryshime ku ka konsensus ne tere grupin punues pastaj do te shkojme me draftimin e pare ka deklaruar Daka.

Po gjate se premtes pritet te qartesohet perfundimisht nga subjektet politike nese qytetaret e Kosoves qe jetojne jashte vendit do te kene te drejten per te votuar ne zgjedhjet qe mbahen ne shtetin e ri.

Perfaqesuesi i LDD-se Ilir Fetahu kerkoi qe nje gje e tille tiu mundesohet qytetareve ne ato shtete ku jetojne e ku Kosova ka konsoliduar ambasadat. Kurse AKR kerkoi qe kjo e drejte kushtetuese te merret parasysh.

Ndersa perfaqesuesi i AAK-se ne kete grup Blerim Shala kerkoi qe te veprohet sipas Planit te Ahtisaarit ku permes nje mekanizmi relevant nderkombetar te vezhgohen dhe certifikohen zgjedhjet.

Megjithate pritet qe te premten subjektet politike te arrijne te bien dakord ne menyre qe problemet nga zgjedhjet lokale te vitit te kaluar te mos perseriten ne zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›