Pacolli mocion Thacit

Eumlshte e patolerueshme te shihet qe vendi te hyje ne krize te thelle institucionale dhe te mos votohet. Ne cdo vend normal kur prishet koalicioni qeverises zhvillohen zgjedhjet e parakohshme ka deklaruar Ibrahim Makolli nenkryetar i AKR-se.
Kalimi i mocionit te votebesimit ndaj qeverise do te bente qe Kosova te shkonte drejt zgjedhjeve te jashtezakonshme qe do te mbaheshin brenda 2010-es.
Madje eshte kryetari i Aleances Kosova e Re i cili i ka ftuar publikisht subjektet politike opozitare qe te bashkohen te enjten ne nje tryeze per te unifikuar qendrimet ne lidhje me krizen institucionale.
Kjo krize demton para se gjithash interesat e qytetarit te Kosoves i cili mbetet pa pergjigje per hallet dhe shqetesimet e tij thuhet ne letren e Pacollit.
Kjo ftese vlen vetem per subjektet politike opozitare e jo edhe per Partine Demokratike te Kosoves e cila ka mbetur pa aleatin qeverises LDK-ne e cila te henen largoi njerezit e vet nga postet qe u takonin ne baze te nje marreveshjeje te lidhur me PDK-ne e Hashim Thacit ne janarin e 2008-es.