E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksperti: Borxhi duhet mbajtur nën kontroll, sfidë e qeverisë së re punësimi

TIRANË- I ftuar në rubrikën “Opinion” në TVNews24 gjatë një bashkëbisedimi me gazetaren Nisida Knezi (Tufa) eksperti i ekonomisë Zef Preçi e cilësoi problematik nivelin e borxhit, teksa ka shtuar se qeveria në ikje po përpiqet ta paraqesë situatën ekonomike me nota pozitiviste.

“Mendoj se është një qëndrim i pritshëm pasi qeveria në largim pret ta paraqesë situatën sa më rozë. Buxheti nuk ka përmbushur detyrimet e veta sipas planit. Kjo lidhet me shpenzimet ne fushatën elektorale, por dhe ne faljen e qeverisë. Kjo situatë është kompensuar me marrjen nga qeveria të huasë publike, për të kompensuar këtë situatë të ngathët të ekonomisë”, komentoi Preçi deklarata e sotme të ministrit Bode.

Duke analizuar investimet e qeverisë ‘Berisha”, eksperti i ekonomisë vlerësoi se përqendrim në veprat e mëdha infrastrukturore sollën zhbalancimin e buxhetit. Preçi paralajmëroi se mosmbajtja nën kontroll e borxhit do cojë në marrjen e një borxhi të ri duke rritur më tej krizën.

“Shqipëria vend normal për ngritjen e një ekonomie tregu. Buxheti është i vështirë pasi përqendrimi në vepra të mëdha kulturore ka krijuar zhbalancime ne buxhet dhe duhet një periudhe shume vjeçare për të pasur efekt ral në ekonomi, uroj që qeveria e re të marrë përsipër përgjegjësitë e veta ne fushën e mbledhjes se taksave. Problemi i borxhit nuk lidhet me shifrat sesa këto para që merren, me sa norma interesi merren dhe ku shkojnë dhe cfarë ndikimi kanë tek punësimi. Bese thellohet borxhi do detyrohemi te marrim borxh të ri ç’ka do krijojë një situatë që do kërkonte ndërhyrje të dyanshme. Rishikimi financiar për mbajtjen e borxhit në nivel normal do të shëndoshte situatën”, argumentoi Preçi teksa shtoi se heqja e kufirit të borxhit nga qeveria ka qenë një mase qe i linte duart e lira asaj për ta rritur. 

Sa i takon boxhit që qeveria i ka biznesit, Preçi tha “Ky borxh ka disa element disa tendera janë bërë për periudha kohe që e kalojnë vitin fiskal dhe firmat kanë punuar me paratë e tyre. Me rëndësi është të përdoren ato instrumente që ky borxh të marrë vendin që i takon. Nëse këto biznese konsiderohen si debitor duhet që detyrimet e tyre të bëhen nul që ato të mos falimentojnë. E rëndësishme është që ky borxh të mos thellohet me tej”. 

“Problemi është se kemi rritje ekonomike në 20 vitet e fundit por ajo nuk është shoqëruar me punësim. Përballimi i këtij problemi është sfidë për qeverinë e re”, shtoi Preçi. 

Sipas ekspertit një nga hallkat më të dobëta është kreditim. Sipas tij kreditimi i ekonomisë është rezerva më e madhe për një ekonomi stabël. “Ai është instrumenti më i rëndësishëm për të zgjidhur krizën. Tek ne vuan disa probleme, korrupsionin në banka private jo vetëm në sektorin shtetëror, bankat kërkojnë zgjidhje jashtë tregut. Kreditimi i ekonomisë është rezerva më e madhe, dhe cfarëdo mase të marrë qeveria e re, kreditimi është në dobi të rimarrjes dhe përmirësimit të situatës”, tha Preçi. 

“Rishikimi i klimës së përgjithshme të biznesit, dëgjimi i grupeve te interesit do të kontribuonte për të pasur më shumë barazi në treg. Marrëdhëniet e mira mes shtetit me sektorit privat...”, ishin disa porosi të ekspertit të ekonomisë për qeverinë e re “Rama”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›