Ardian Klosi, Topi mesazh ngushëllimi: Humbëm zërin e guximshëm
TIRANE-Presidenti Topi shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të përkthyesit dhe publicistit, Ardian Klosi.
Nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot paradite, Presidenti i Republikës Bamir Topi shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta në mënyrë të parakoshme të përkthyesit, kritikut letrar, publicistit dhe aktivistit të shquar, Ardian Klosi.
“Të nderuar familjarë të të ndjerit Ardian Klosi!
Më lejoni t'ju shpreh dhimbjen dhe hidhërimin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të Ardianit! Largimi i parakohshëm nga kjo jetë i shkrimtarit, analistit letrar, përkthyesit, publicistit dhe aktivistit të njohur publik të shoqërisë civile, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për ju - familjen e të afërmit, por edhe për mbarë shoqërinë tonë, e cila sot më tepër se kurrë ka nevojë për intelektualë të mirëfilltë dhe zëra të pavarur e të guximshëm që marrin përsipër të kryejnë misione altruiste në të mirë të qytetarëve shqiptarë.
Duke ju përcjellë ngushëllimet më të sinqerta, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen në këtë momente të trishtuara si dhe të shpreh njëkohësisht edhe vlerësimin personal dhe institucional për përkushtimin njerëzor e profesional, veprën artistike dhe jetën aktive shoqërore të bashkëshortit, babait dhe njeriut tuaj të dashur!” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.
(d.b/BalkanWeb)