E Diel, 1 Nëntor 2026

Vleresohen spitalet Kalo Nis akreditimi i shendetsise

Të gjitha spitalet publike dhe private, farmacitë, laboratorët e analizave dhe klinikat dentare do t’i nështrohen procesit të vlerësimit të standarteve që ato ofrojnë. Ky proces do të bëhët nga vlerësues të jashtëm, ndërkohë që deri tani janë trajnuar nga strukturat e shëndetësisë rreth 40 të tillë, të cilët do të bëjnë vlerësimin e institucioneve që ofrojnë shërbim për pacientët.

“Vlerësuesit e jashtëm do të bëjnë raportin e vlerësimit. Raporti do të vijë në Këshill dhe ky i fundit do të analizojë mënyrën se si është bërë procesi, sa drejtë dhe i plotë është bërë dhe sa e saktë ka qenë përllogaritja. Vlerësuesit e jashtëm mund të jenë mjekë, manaxherë, infermierë. Zakonisht kjo përbërje do të jetë”-tha Isuf Kalo, Drejtor i Qendres së Vlerësimit, Sigurisë dhe cilësisë  dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore.

Procesi i vlerësimit do t’i paraprijë atij të akreditimit, i cili është hallka e fundit e përcaktimit të standarteve që ofrojnë spitalet dhe klinikat. Akreditimi është i detyrueshëm me ligj, por nuk ka një afat kohor se kur mund të aplikohet. Ai zgjat 2 vjet.

“Një nga arsyet pse e kemi mbrojtur versionin e detyrueshëm sepse në të vërtetë disa vende nuk e kanë të detyrueshëm, është se sepse po tua lëmë në dëshirën e tyre, ndoshta një numër i madh institucionesh nuk do të motivohen për ta bërë këtë. I gjithë procesi ka edhe një far kostoje që duhet ta përballojnë vetë institucionet”-thekson Kalo.

Përsa i përket kostos së shpenzimeve që duhet të përballojnë këto institucione shëndetsore për akreditim, ajo është tepër e ulët gati 20 herë më e vogël se shuma që paguajnë spitalet apo klinikat në shtetet fqinjë, si serbia.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›