Kosovë, marrëveshjet me Serbinë nuk kalojnë në Kuvend

Kuvendi i Kosovës nuk do të mund të ratifikojë marrëveshje që nuk janë nënshkruar nga qeveria, siç është rasti me marrëveshjet Prishtinë-Beograd, të arritura në Bruksel.
Këto marrëveshje garantohen dhe mbikëqyren nga BE dhe misioni i tij në Kosovë për sundimin e ligjit EULEX ndërsa mediat kosovare theksojnë se qeveria duhet të nxjerrë vendime që lejojnë zbatimin e dispozitave të marrëveshjeve që janë arritur dhe të atyre që do të arrihen.
Sipas mediave kosovare të cilat citojnë burime qeveritare në Prishtinë, BE-ja dhe ndërmjetësi Robert Kuper kishin arritur në përfundim se po të kërkoheshin marrëveshje të nënshkruara, pala serbe do të lëshonte bisedimet pasi nuk do të nënshkruante me Kosovën si shtet.