E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krkic pohon largimin

Sulmuesi i Barcelonës, Bojan Krkic, e ka bërë të qartë se ai është pranë largimit nga Camp Nou, ndërsa Roma pritet të jetë destinacioni i tij i radhës.

“Kjo është një ndjenjë e paqartë, të arrish në këtë pikë nuk është lehtë, por një ditë duhej të ndodhte”, u ka thënë Krkic mediave spanjolle, por nuk ka konfirmuar nëse do të luajë për Romën në sezonin e ardhshëm.

“Nuk kam folur me Luis Enriquen, por e di se ai është i interesuar për mua dhe është një nder që ka skuadra që interesohen për shërbimet e mia”, ka shtuar serbi me pasaportë spanjolle.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›