Kosovë, mbahet referendumi i serbëve në veri

Qendrat e votimit në pjesën veriore të Mitrovicës, në Zveçan dhe Zubin Potok, janë hapur sot në orën shtatë të mëngjesit, raportojnë mediat serbe.
Votimet në kuadër të referendumit në këto komuna me popullatë shumicë serbe në Kosovë, do të mbahen edhe nesër, ndërsa në zonën e Leposaviçit, vetëm do të zhvillohet nesër.
Pyetja e referendumit është “A i pranoni institucionet e së ashtuquajturës Republikë e Kosovës”, ndërsa mundësia për përgjigjje është “po” ose “jo”.
Institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë thënë se ky referendum është jolegjitim.
Erhard Drevs, komandant i misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, ka thënë se referendumi mund të provokoj dhunë nga ekstremistët shqiptarë.