E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tadiç ofron ndihmë për vogëlushen e mbijetuar nga orteku

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç ka ndërhyrë në rastin e tragjedisë së Restelicës së Dragashit të Kosovës, duke premtuar ndihmë financiare për voglushen e mbijetuar, Amsera Reka.

Presidenca serbe, përmes një komunikate ka informuar se do të sigurojë ndihmë financiare mujore dhe përkujdesje të veçantë për voglushen 5 vjeçare, e cila mbijetoi nga tragjedia e Restelicës, pasi që një ortek bore mbuloi shtëpinë e tyre.

Ndihma e Tadiç, siç thuhet është deri në moshën e saj 18 vjeçare. Nga ana tjetër, institucionet e Kosovës kanë vazhduar përkujdesjen e veçantë për Amseran, duke premtuar dhe siguruar ndihmë dhe përkujdesje të veçantë. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në vizitën e Amserës në spitalin e Prishtinës, premtoi një ndihmë të parë prej 10 mijë eurove.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›