E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema e karbonit, BE-ja rrezikon luftë tregtare

“Ajo që filloi si një zgjidhje për ambientin është kthyer në një burim potencial për konflikt tregtar”, tha bosi i “Airbus”, Thomas Enders.

Bashkimi Evropian synon të mbledhë një taksë në raport me karbonin që emetojnë avionët në hapësirën e unionit.

Por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë kundër planit që kompanitë e tyre ajrore t’i bashkohen kësaj skeme.

Kina ua ka ndaluar kompanive të saj t’i bashkohen skemës teksa SHBA-të u përpoqën ta bllokonin futjen në përdorim të detyrimin e emetimeve vonë vitin e shkuar, në një çështje të gjykuar nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë. Por, Gjykata vendosi që nuk kishte kundravajtje.

Bashkimi Evropian këmbëngul se nuk tërhiqet nga kjo skemë porse është i gatshëm të negociojë.
“Ne jemi të gatshëm të negociojmë brenda kornizave tona”, tha Komisioneri i Transporteve, Siim Kallas, duke shtuar se “ne nuk po përpiqemi të dominojmë botën”./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-13 17:10
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›