E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cavani thellon krizen e bardhezinjve

Në ndeshjen e fundit të javës së 19-të të Serisë A, Juventus mundet nga Napoli 3-0.

Të tre golat e ekipit vendas janë shënuar nga sulmuesi uruguajan, Edison Cavani.

Në minutën e 20-të, Cavani shënon me kokë pas krosimit të Maggio-s.

Në minutën e 26-të, sulmuesi shënon një gol tjetër me kokë, kësaj radhe nga krosimi i Dossena-s nga e majta.

Në pjesën e dytë, Cavani vulos ndeshjen me golin e tij të tretë personal, sërish me kokë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›